Lajme
Konfirmohen 2 raste pozitive me linë e majmunit në Britani
Virusi mpox apo siç njihet ndryshe lija e majmunit ka regjistruar dy rastet e para të transmetimit lokal në Mbretërinë e Bashkuar.
2 personat e konfirmuar pozitiv me virusin mpox, clade Ib jetonin në të njëjtën shtëpi me rastin e infektuar gjatë udhëtimit në disa vende afrikane.
Këto janë rastet e para të transmetuara lokalisht të clade Ib në Rajonin Europian të OBSH-së dhe të parat jashtë Afrikës që nga shpallja e Emergjencës Shëndetësore Globale për herë të dytë në gusht 2024.
Mpox përhapet kryesisht përmes kontaktit të ngushtë fizik, përfshirë kontaktin seksual, dhe gjithashtu mund të transmetohet përmes objekteve të ndotura nga virusi, si rroba ose shtrati. OBSH thotë se përhapja përmes piklave respiratore mund të ndodhë në raste të rralla, por nuk është mënyra kryesore e transmetimit, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.
Kreu i OBSH-së për Evropën, Dr. Hans Kluge, deklaroi se rreziku për popullatën e gjerë në Evropë mbetet i ulët, por nxit të gjitha shtetet anëtare, përfshirë edhe Shqipërinë, që të forcojnë masat e mbikëqyrjes për të identifikuar dhe gjurmuar rastet e reja dhe për të ndjekur me kujdes kontaktet e tyre. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe luftimit të stigmës, që shpesh pengon njerëzit të kërkojnë testim dhe kujdes të nevojshëm.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













