Lajme
Spanjë: 78 persona ende të zhdukur nga vërshimet
Autoritetet në Spanjë thanë se 78 persona ende janë të zhdukur, dhjetë ditë pasi shteti u përball me stuhitë më katastrofale në 100 vjetët e fundit.
Qeveria në Valencia, rajonin më të goditur nga vërshimet, e publikoi këtë shifër në platformën X. Paraprakisht, numri i të zhdukurve ishte 93.
Numri zyrtar i viktimave nga vërshimet është 219. Vetëm në Valencia, trupat e pajetë të 211 personave janë gjetur deri më tani, teksa tetë viktima janë regjistruar në rajonet fqinje të Kastilla-La Manças dhe në Andaluzi.
Që atëherë, edhe rajone të tjera të Spanjës janë përballur me mot të lig. Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar vërshime në Kataloni të enjten dhe të premten, ndërkaq edhe ishulli i Majorkës është goditur rëndë nga vërshimet./REL
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje Qeveria zvicerane do të lejojë importimin e 240 milionë vezëve shtesë në vend me tarifa të... -
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026?












