Lajme
A do të ndërmarrë Trump veprime për deportime të emigrantëve në ditët e para të punës?
Donald Trump pritet të ndërmarrë një sërë veprimesh ekzekutive në ditën e tij të parë si president – për të rritur zbatimin e emigracionit dhe për të kthyer mbrapsht programet e hyrjes ligjore të Bidenit – një përpjekje gjithëpërfshirëse që do të udhëhiqet nga Tom Homan dhe republikanë të vijës së ashpër të emigracionit, sipas Reuters.
“Veprimet ekzekutive do t’u japin oficerëve federalë të emigracionit më shumë liri për të arrestuar njerëz pa rekorde kriminale; për të shtuar trupa në kufirin SHBA-Meksikë dhe për të rifilluar ndërtimin e murit kufitar”, thanë burimet.
Homan, i cili shërbeu si drejtor i Emigracionit dhe Zbatimit të Doganave në SHBA nga 2017-2018 nën udhëheqjen e Trump – do të vendoset në krye të sistemit të emigracionit në SHBA – pas një karriere prej katër dekadash.
Trump gjithashtu pritet t’i japë fund programeve humanitare të presidentit Joe Biden që lejuan qindra mijëra emigrantë të hynin legalisht në SHBA, vitet e fundit.
“Pesidenti Trump mund t’i nxisë emigrantët me status të skaduar – të largohen vullnetarisht”, sipas burimeve.
Veprimet e hershme ekzekutive të Trump do të nisin axhendën e tij të emigracionit, e cila përfshin premtimin për të dëbuar një numër rekord emigrantësh në SHBA – në mënyrë të paligjshme.
Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare vlerësoi se kishte 11 milionë emigrantë pa status ligjor në vitin 2022, një shifër që mund të jetë rritur
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













