Shkurt.ch
Shumica e nënave ushqejnë foshnjat me qumësht të gjirit
nëse në vitin 2003 ishin 21%, në vitin 2014 kjo shkallë është ngjitur në 26%, ka bërë të ditur sot Zyra Federale për Sigurinë e artikujve ushqimorë (BLV)
Një studim i realizuar nga SWIFS ka ardhur në konstatimin se d të tretat e nënave ushqejnë fëmijët gjatë tre-katër muajve pas lindjes ashtu si u rekomandohet, vetëm me qumështin e tyre të gjirit, pa shtuar ujë, çaj ose ushqime tjera.
Ky studim, që realizohet një herë në dhjetë vite, ka treguar se përqindja e nënave që ushqejnë fëmijët e tyre ekskluzivisht me qumështin e gjirit, është rritur për 10 për qind nga viti 2003.
Rritje të përqindjes ka pasur edhe te nënat të cilat edhe në muajt e pestë dhe të gjashtë ushqejnë foshnjat e tyre vetëm në mënyrë natyrale. Kështu, nëse në vitin 2003 ishin 21%, në vitin 2014 kjo shkallë është ngjitur në 26%, ka bërë të ditur sot Zyra Federale për Sigurinë e artikujve ushqimorë (BLV).
Studimi ka zbuluar më tutje se ushqimet plotësuese si qulli i bërë nga frutat ose nga perimet, vijnë në radhë në mes të muajit të pestë dhe të shtatë, që është në përputhje me rekomandimet që bëhen nga përgjegjësit në nivel nacional.
Qumështi nga gjiri i nënës furnizon foshnjat me të gjitha materiet e nevojshme ushqyese dhe mbrojtëse. Dhënia gji mund të parandalojë një numër sëmundjesh si te fëmija ashtu dhe te nëna.
Stduimi është marrë edhe me qasjen e etërve në raport me fëmijët e tyre të posalindur dhe ka ardhur në konstatimin se ka një avancim në arrjen e përgjegjësive të tyre në këtë drejtim.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













