Lajme
Donald Trump dhe presidenti Joe Biden do të takohen sot në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti amerikan, Joe Biden, do të mirëpresë në Shtëpinë e Bardhë republikanin Donald Trump, pas fitores të tij në zgjedhjet presidenciale amerikane të 5 nëntorit, përcjell albinfo.ch.
Takimi në Zyrën Ovale është paraparë të zhvillohet në orën 11:00, sipas kohës lokale.
Para takimit me Bidenin, Trump është planifikuar të takohet me udhëheqësit republikanë në Kongresin amerikan. Partia Republikane do të ketë kontrollin e Senatit dhe ka mundësi që të marrë edhe shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve.
Biden, 81-vjeçar, e ka thirrur Trumpin, 78-vjeçar, pas zgjedhjeve për ta uruar atë për fitoren dhe e ka ftuar në takim në Shtëpinë e Bardhë.
Përderisa demokratët e kanë cilësuar Trumpin si kërcënim për demokracinë, Biden megjithatë është zotuar se do të ketë transferim paqësor të pushtetit dhe do t’iu përmbahet protokolleve të zakonshme për këtë proces.
Megjithatë, kështu nuk kishte ndodhur pas zgjedhjeve presidenciale më 2020, kur Trump refuzoi të pranonte humbjen dhe nuk e kishte ftuar Bidenin për takim në Shtëpinë e Bardhë. Republikani po ashtu nuk kishte marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Bidenit.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











