Lajme
Shpallet restorani më i mirë në botë për vitin 2024
Restoranti Disfrutar në Barcelonë u emërua të enjten si më i miri në botë nga lista me 50 më të mirët që kanë patur ndikim në një vit të dominuar nga restorantet spanjolle dhe të Amerikës Latine.
Disfrutar (që do të thotë “Shijo” në spanjisht) u hap në dhjetor 2014 pranë tregut Ninot në zemër të qytetit katalanas.
“50 Best”, drejtuar nga revista britanike Restaurant, e përshkruan atë si restorant me “teknikë me ndikim të gjerë, me ide origjinale dhe shije novatore”.
Restoranti drejtohet nga tre kuzhinierë të cilët janë trajnuar në “El Bulli”, restorantin e njohur në Roses, Spanjë, e cila ka kryesuar listën e 50 më të mirëve pesë herë, që nga 2002.
Një restorant spanjoll zuri gjithashtu vendin e dytë: Asador Etxebarri, në qytetin bask të Atxondo.
Vendi i tretë shkoi për Table de Bruno Verjus në Paris, ndër më të shtrenjtat në kryeqytetin francez.
Ata morën çmimet e tyre në një ceremoni në Las Vegas.
Lista e 50 më të mirëve u lançua për herê të parê në vitin 2002 dhe u vendos shpejt si një alternativë ndërkombëtare ndaj Udhëzuesit të njohur Michelin të Francës.
Ajo ka më shumë se 1,000 votues në 27 rajone anembanë botës — një përzierje e kuzhinierëve, shkrimtarëve të ushqimit dhe “gustatorëve që kanë udhëtuar shumë”.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














