Lajme
Shumica e aeroplanëve rusë Airbus – jashtë funksionit, shkak – sanksionet amerikane
Si pasojë e sanksioneve amerikane, më shumë se gjysma e aeroplanëve Airbus A320/A321neo që operojnë në Rusi janë aktualisht jashtë shërbimit për shkak të motorëve, një problem i rënduar nga sanksionet ndërkombëtare që kufizojnë mundësitë e mirëmbajtjes dhe riparimeve.
Situata reflekton një sfidë të madhe për industrinë ajrore në Rusi, duke ndikuar ndjeshëm në kapacitetet operacionale të kompanive ajrore, transmeton albinfo.ch.
Kompania S7 Airlines, një nga operatorët më të mëdhenj në vend, është goditur rëndë nga kjo situatë, pasi nga flota e saj prej 39 aeroplanësh Airbus A320/A321neo, 31 janë jashtë përdorimit, shkruan gazeta ruse Kommersant.
Sipas raportimeve, problemi kryesor qëndron te motorët Pratt & Whitney, të cilët kërkojnë riparime që mund të kryhen vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas vendosjes së sanksioneve, dërgimi i këtyre motorëve jashtë vendit është bërë i pamundur, duke lënë aeroplanët të papërdorshëm për një kohë të pacaktuar.
Linja Ural Airlines, nga ana tjetër ndodhet në një situatë pak më të favorshme, pasi flota e saj është e pajisur me motorë nga prodhuesi CFM. Për këta motorë, pjesët e këmbimit ende mund të importohen, megjithëse me vështirësi dhe kosto të lartë.
Si rrjedhojë edhe kjo kompani është detyruar të nxjerrë disa aeroplanë jashtë shërbimit dhe t’i dërgojë në magazinim për shkak të mungesës së mundësive për mirëmbajtje të plotë.
Ekspertët e industrisë paralajmërojnë se pa një zgjidhje për riparimin dhe furnizimin me pjesë këmbimi, aeroplanët Airbus neo të përdorur në Rusi do të përballen me çmontim masiv deri në vitin 2026.
Kjo do të ndikonte jo vetëm në kapacitetet e fluturimeve të brendshme dhe ndërkombëtare, por edhe në ekonominë e përgjithshme të transportit ajror në vend.
E-Diaspora
-
Bëhu pjesë e elitës akademike të inxhinierisë shqiptare në Zvicër, apliko tani! Shoqata e Inxhinierëve Shqiptarë të Zvicrës, Albanian Engineering of Switzerland tashmë për herë të dytë ndan... -
Shqipja në Slloveni: ruajtja e gjuhës dhe identitetit në diasporë -
Shoferi shqiptar humb jetën në aksidentin me kamion -
Shqipëria drejt standardizimit të mësimdhënies së shqipes në diasporë -
“Art Without Limit International Film Festival” për herë të parë në Austri
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Rritje e madhe e vjedhjes së identitetit online Vjedhja e identitetit online është rritur ndjeshëm në Zvicër, duke u kthyer në një nga format... -
A po i vë në shënjestër administrata Trump “Migros” dhe “Coop”? -
Iniciativa për demokracinë drejt dështimit në Zvicër -
Bëhu pjesë e elitës akademike të inxhinierisë shqiptare në Zvicër, apliko tani! -
Ekonomia zvicerane jep sinjale pozitive, por perspektiva mbetet e dobët












