Shqipëria
Për 10 muaj, 9.3 milionë udhëtarë në aeroportin “Nëna Terezë” të Tiranës
Nëse bëjmë një llogaritje të thjeshtë, mund të themi se në çdo muaj të këtij viti kanë udhëtuar në linja ajrore mesatarisht rreth 925 mijë pasagjerë
Referuar të dhënave në faqen zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, përgjatë periudhës Janar-Tetor të këtij viti kanë udhëtuar me linja ajrore rreth 9.3 milionë pasagjerë, me një rritje vjetore prej 54%.
Vetëm në tetor numërohen rreth 936 mijë, me një rritje prej 48%. Këto shifra mbështesin faktin se turizmi në Shqipëri ka përjetuar një rritje të vazhdueshme muaj pas muaji, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Nëse bëjmë një llogaritje të thjeshtë, mund të themi se në çdo muaj të këtij viti kanë udhëtuar në linja ajrore mesatarisht rreth 925 mijë pasagjerë.
Por çfarë të dhënat për numrin e fluturimeve?
“Scan Intel” ka marrë në analizë të dhënat e EUROSTAT për të parë se si varion rritja e numrit të fluturimeve në Shqipëri, rajon dhe Evropë.
Numrat flasin për rreth 58 mijë fluturime komerciale përgjatë dhjetë muajve të vitit aktual në vendin tonë. Shifrat e “Agjencisë Europiane të Statistikave” mbi numrin e fluturimeve komerciale sipas vendeve të Evropës tregojnë se Shqipëria është e dyta që ka shënuar rritjen më të lartë të këtij treguesi për dhjetëmujorin, krahasuar me një vit më parë.
Të dhënat bëjnë me dije se numri i fluturimeve në vendin tonë është rritur me rreth 46.6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Shqipëria, bashkë me Islandën, kryeson me rritjen më të madhe, ndërkohë që numri i fluturimeve në Bashkimin Evropian është rritur me 6%, krahasuar me vitin 2023.
Vende të rajonit po ashtu raportojnë rritje të numrit të fluturimeve, por pa mundur të tejkalojnë Shqipërinë. Sipas shifrave, rritja në Malin e Zi vlerësohet me 15.6%, në Bosnjë e Hercegovinë me 9.2%, në Maqedoninë e Veriut me 10.6% dhe në Serbi me 9.1%.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?












