Bota
Sa po përdoret Chatgpt nga shqiptarët?
Ekspertët tregojnë se shifrat nuk tregojnë të vërtetën, sepse shqiptarët fshehin marrëdhënien e krijuar me CHATGPT
Teksa Open AI po punon për versionin e ri të inteligjencës artificiale, Chatgpt po krijon gjithnjë e më shumë varësi te përdoruesit duke marrë zgjidhjet e kërkesave, pyetjeve në momentin që kanë nevojë pa u munduar vetë dhe duke rrezikuar formimin e të rinjve dembelë.
Të dhënat e anketës së barometrit të Ballkanit 2024 e renditën Shqipërinë të fundit në raport me botën dixhitale, ku të pyetur për CHATGPT, vetëm 4% pohuan se e përdorin krahasuar me Kosovën që kishte 20%, apo Maqedoninë e Veriut me 13%.
Mirëpo, ekspertët tregojnë se shifrat nuk tregojnë të vërtetën, sepse shqiptarët fshehin marrëdhënien e krijuar me CHATGPT.
“Nuk e besoj qe jemi të fundit, por shumica e njerëzve qe përdorin ChatGPT-in, nuk e tregojnë qe e përdorin ChatGPT-in, se dallohet që nga tekstet ose që nga shumë gjëra që nuk i kanë bërë ata. Po të shohësh tani edhe postimet e bizneseve në social media janë më me shumë metafora, më me shumë shpjegime, janë më me shumë informacion se përdorin ChatGPT-in edhe pse nuk e tregojnë burimin”, Tomi Kallanxhi, IT, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Shqetësimi më i madh për ekspertët e teknologjisë është ndërhyrja e inteligjencës artificiale në sistemin arsimor, me diplomimin e të rinjve që kopjojnë në ChatGPT. Mirëpo në kushtet kur vrullin e kësaj teknologjie të re nuk e ndalin, propozojnë që në vend të shihet si armik, të konsiderohet bashkëpunëtor.
“Problemi është se në të ardhmen do të jenë të paaftë për tregun e punës. Duhet të kemi ndryshim të kurrikulave. Kemi universitetin e Pisa në Itali që e ka bashkëngjitur lëndët në inteligjencë artificiale. Pra është nevoja për një ndryshim të metodologjisë së mësimdhënies”, tha ai.
Inteligjenca artificiale ka depërtuar edhe në politikë. Por edhe në përshpejtimin e përhapjeve të informacioneve të rreme.
“Vetëm 5 ditë pas zgjedhjeve në Amerikë, open AI zbuloi që mbi 2 milionë amerikanë e kishin pyetur CHATGPT se për këtë duhet të votonin. Por edhe kanë kërkuar prodhimin e mijëra deepfake, përmbajtjeve të pavërteta me video apo audio të kandidatëve që garonin. Ndaj këtu është nevoja për rregullim. Kjo është sfida e kohëve të sotme”.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












