Lajme
Migrimi ilegal nuk duhet të ndikojë në procesin e vizave
KE-ja e ka ndërlidhur procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me numrin e madh të azilkërkuesve në BE. Kjo nuk është e drejtë
Procesi i liberalizimit të vizave dhe migrimi ilegal nuk duhet të kushtëzohen në mes vete. Një gjë e tillë nuk është aplikuar as për vendet tjera, u tha në një punëtori për media lidhur me Migracionin dhe Liberalizimin e vizave. Besa Shahini, në cilësinë e analistes së lartë në Institutin për Studime Evropiane (ESI) tha se nuk është e drejtë që Komisioni Evropian e ka ndërlidhur migrimin ilegal me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
“Që të qartësohet procesi i liberalizimit të vizave është që të bëhet një vlerësim strikt por i drejtë të procesit teknik të përmbushjes për Kosovën. KE-ja e ka ndërlidhur procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me numrin e madh të azilkërkuesve në BE. Kjo nuk është e drejtë”, ka thënë Shahini.
Ajo ka thënë se janë dy role të pazëvendësueshme që i luajnë mjetet e informimit.
“Kemi pasur shumë keqinformim në këto muajt e fundit edhe për numrin e azilkërkuesve edhe për vendet nëse japin ose nuk japin azil, kjo duhet të ndryshohet dhe mediet duhet të jenë më të përgjegjshme për mënyrën e raportimit, shkruan kosovapress.com . Po ashtu duhet të ndryshohet mënyra se si po flitet edhe për liberalizmin e vizave por edhe për migrimin legal ose ilegal. Mediet janë në frontin e parë ku plasohet informacioni dhe plasimi i gabuar i informacionit do ta ndryshonte debatin definitivisht”, ka thënë ajo.
Profesoresha e Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”, dega e Gazetarisë, Remzije Shahini-Hoxhaj tha se punëtoria e sotme nxori përfundime se Kosova nuk i ka pasur të njëjta kriteret për liberalizmin e vizave sikurse të shteteve tjera.
Më tutje ajo tha se mediet duhet të kenë rolin informues dhe edukues sa i përket migrimit, por që sipas saj, në valën e madhe të migrimit, mediet e kanë luajtur një rol negativ në këtë aspekt për shkak se shpesh herë kanë dezinformuar qytetarët, sikurse ishte shembulli që Gjermania po i ofron mundësi punësimi, apo që Franca po ofron leje qëndrimi për kosovarët.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta















