Kosova
Kallas për dialogun: Marrëveshja e Ohrit, bazë për normalizim raportesh
Përfaqësuesja e re e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas, ka thënë se e vetmja rrugë për anëtarësim në BE për Kosovën dhe Serbinë është përmes normalizimit të raporteve mes tyre, me bazë në Marrëveshjen e Ohrit.
Ajo ka thënë se duhet bashkëpunim për zbulim të sulmit të fundit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin-Potok.
“I takova presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti. E vetmja rrugë drejt anëtarësimit në BE është përmes normalizimit të raporteve mes tyre, në bazë të Marrëveshjes së Ohrit. Mirëprita gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar pas sulmit të fundit terrorist. Kryesit duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Kallas të martën në “X”, pas takimeve të ndara me liderët e Kosovës dhe të Serbisë.
Ishin takimet e para të Kallasit me Kurtin e Vuçiqin, që prej se ajo mori rolin e ri.
Pas takimeve, Kurti ka thënë se ka insistuar në zbatim të Marrëveshjes, ndërsa është shprehur optimist se Kallasi është në kohën dhe vendin e duhur. Kurti ka kërkuar po ashtu që Serbia ta dorëzojë terroristin Milan Radoiçiq tek autoritetet e Kosovës, si organizator për sulmin në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar.
Ndërsa Vuçiqi është shprehur se ka pasur bisedë “jo të lehtë me Kallasin”. Në takim, përfaqësuesja e re ka kërkuar nga Serbia që të zgjidhet rasti i Banjskës dhe që t’i vendosë sanksione Rusisë për luftën në Ukrainë.
Kosova e Serbia arritën marrëveshje më 2023, në atë që shihet si rrugë drejt normalizimit të raporteve. Marrëveshja njihet si ajo e Ohrit. Edhe pse Kosova insiston në nënshkrime, Brukseli e konsideron si marrëveshje obligative. Megjithatë ajo s’është nënshkruar për shkak të refuzimit të Serbisë.
Ndër të tjera, Marrëveshja parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohjen e ndërsjellë të simboleve shtetërore. Kërkohet edhe zbatimi i marrëveshjeve të mëhershme. Megjithatë, pas refuzimit të Serbisë për zbatim dhe një letre të ish-kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, në të cilën u tha se s’do të zbatohen disa pjesë – Kurti ka refuzuar në qershor takim me Vuçiqin. Ai vendosi tri kushte: që të tërhiqet kjo letër, që të dorëzohet Radoiçiqi dhe nënshkrimi i marrëveshjeve.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud













