Kosova
Gjykata Speciale arreston Isni Kilajn, Bashkim Smakajn dhe Fadil Fazliun
Gjykata Speciale të enjten ka arrestuar ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj, ish-shefin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Bashkim Smakaj dhe vëllain e Fahri dhe Bahri Fazliut, Fadilin.
Specialja në një njoftim dërguar mediave ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar “po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë”.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftimin e Speciales.
Familjarët e të arrestuarve kanë konfirmuar aksionin e Speciales gjatë ditës së sotme.
Në një prononcim për media, djali i Fadil Fazliut, Fahriu, ka thënë se ai pritet të dërgohet në Hagë.
“Ai ndodhet për momentin në zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë dhe pritet të dërgohet për në Hagë”, ka theksuar Fazliu.
Ai ka thënë se nuk kanë informata se për çfarë është arrestuar.
Ndërkohë Kilaj, i cili kishte shërbyer edhe si kryetar i Malishevës, qe arrestuar edhe në nëntor të vitit të kaluar nën dyshimin për pengim të drejtësisë. Në maj të këtij viti, ai u lirua nën kushte të rrepta, por vazhdoi të ngelte si i dyshuar. Si kusht paraprak për lirim e pati shumën prej 30 mijë eurosh, të cilën duhej t’ia jepte administratores si garanci financiare. Në korrik, Zyra e Prokurorit të Specializuar e kishte paraqitur aktakuzën e ndryshuar ndaj tij.
Vitin e kaluar, Specialja pati bastisur shtëpitë e ish-këshilltarit të Hashim Thaçit, Bashkim Smakaj si dhe shtëpinë e Fadil Fazliut.
Artan Qerkini, avokat i Smakajt, pas bastisjeve kishte thënë se dyshimi i Prokurorisë së specializuar është te veprat penale kundër administrimit të drejtësisë.
Faton Klinaku, ushtrues i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), ka thënë se Specialja po vazhdon gjahun ndaj luftëtarëve të lirisë.
“Gjykata Speciale po vazhdon gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë. Në media u dha lajmi për arrestimin e Isni Kilajt e Bashkim Smakajt, por sipas informatave që po më vijnë, është arrestuar edhe Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu”, ka shkruar Klinaku në Facebook.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Bazel: Qytetarët votojnë në qershor për katër çështje kantonale Qytetarët e kantonit të Basel-Stadt do të dalin në votim në muajin qershor për të vendosur... -
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut













