Kosova
Kosovë: Arrestohet një shtetas i Serbisë, dyshohet për përgatitje të vrasjes
Një shtetas i Serbisë është arrestuar dje, më 05.12.2024, në Fushë-Kosovë, nën dyshimin se ka kryer tri vepra të ndryshme penale.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, i arrestuari dyshohet për: “Përgatitje të veprës penale ‘vrasje’”, “Prezantim të rremë si person zyrtar” dhe “Mashtrim”.
Policia tha se veprat penale dyshohet se kanë filluar që nga data 03.04.2024.
Policia njoftoi se lidhur me rastin gjatë kontrollit në banesën e tij, si prova materiale janë sekuestruar dokumente të ndryshme.
Tutje, në njoftim thuhet se pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












