Kosova
Një muaj paraburgim për serbin, dyshohet se përgatitej për të kryer një vrasje, u paraqit si person zyrtar
Gjykata Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë, i ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit, R.B., shtetas i Serbisë, i cili dyshohet për veprën penale të përgatitjes së vrasjes, duke u prezantuar si person zyrtar.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, arrestimi i të dyshuarit erdhi pas një pune hetimore disamujore, transmeton albinfo.ch.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se pas një pune hetimore disamujore të Prokurorit të Shtetit në bashkëpunim dhe në koordinim me Policinë e Kosovës, më 5 dhjetor 2024 është kryer bastisje dhe është bërë arrestimi i një të dyshuari me inicialet R.B., i cili është shtetas i Republikës së Serbisë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale, si në vijim: ‘Përgatitja për kryerjen e vrasjes’, nga neni 172 lidhur me nenin 27 të KPRK-së, ‘Prezantimi i rremë si person zyrtar’, nga neni 409 i KPRK-së dhe ‘Mashtrimi’ nga neni 323 i KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Tutje, bëhet e ditur se Policia e Kosovës e ka ndjekur rastin nga prilli i këtij viti.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












