Kosova
NATO: Nuk ka hetim ndërkombëtar për sulmin në Ibër-Lepenc
NATO ka deklaruar se nuk do të ketë hetim ndërkombëtar për sulmin në Ibër-Lepenc.
Një zëdhënës i Aleancës Veri-Atlantike ka thënë se e dënojnë sulmin në Zubin Potok, por se tani është e rëndësishme të shoshiten, sipas tij, faktet përmes hetimeve, të cilat duhet të jenë transparente, në mënyrë që sulmuesit të dënohen, ndërkaq qytetarët të marrin sërish shërbimet elementare.
Në pyetjen nëse qëndrojnë në të njëjtën linjë me liderët e institucioneve shtetërore të Kosovës se pas sulmit terrorist qëndron Serbia, NATO thotë se “është thelbësore të shmanget çdo retorikë inflamatore apo veprimet që mund të përcillen me tensione të reja, ngaqë kjo ndikon në sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit”.
Ai për Klan Kosova e ka bërë të qartë se Aleanca nuk do të përfshihet në asnjë hetim ndërkombëtar, siç është kërkuar, sepse “kjo detyrë i takon ekskluzivisht Policisë së Kosovës”, e kjo ndryshe nga çfarë ishte vepruar me sulmin terrorist në Banjskë, transmeton albinfo.ch.
Nga kjo aleancë kanë thënë se nuk po planifikohet të përforcohet me trupa shtesë, pos atyre 1000 që ka sjellë pas trazirave në Zveçan në maj 2023, dhe sulmit në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











