Kosova
Rriten çmimet e konsumit në Kosovë
Çmimet e produkteve të konsumit në Kosovë kanë shënuar rritje 0,7 për qind në nëntor, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa, inflacioni mujor ishte 0,2 për qind në muajin nëntor.
Rritje të çmimeve në nëntor kanë shënuar kafeja, çaji dhe kakaoja me 11,8 për qind, ndërsa shërbimet financiare me 9,1 për qind. Ngritje të çmimeve pati edhe buka dhe drithërat me 1,8 për qind dhe energjia elektrike me 1,6 për qind, transmeton ks, përcjell albinfo.ch.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, edhe vajrat dhe yndyrnat kanë shënuar ngritje të çmimeve 6,9 për qind, biletat e fluturimeve me 6,7 për qind, uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet me 6,2 për qind, pijet alkoolike me 5,3 për qind.
Ndërsa, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake u shtrenjtuan 4,5 për qind, qumështi, djathi dhe vezët 4,2 për qind, duhani me 2,9 për qind, mishi po ashtu 2,9 për qind, buka dhe drithërat me 1,8 për qind, energjia elektrike 1,6 për qind.
Ndërsa, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rënie e çmimeve në nëntor pati tek karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal për 11,0 për qind, lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. 5,7 për qind, pemët 3,8 për qind) dhe blerja e automjeteve 3,7 për qind me një ndikim prej -1,2 për qind në IHÇK-it.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












