Lajme
Hovenier: Kosova është shtet multietnik dhe multietniciteti i saj është rezultat i forcës dhe jo i dobësisë
Hovenier: Ka aktorë të huaj që duan ta minojnë demokracinë e Kosovës, duke shfrytëzuar përçarjet etnike
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se “aktorë të huaj keqdashës aktivë duan të minojnë demokracinë e Kosovës, duke i shfrytëzuar përçarjet etnike”.
Hovenier këtë deklaratë e bëri në ditën e dytë të edicionit të tetë të Konferencës për Integritet të Informacionit DISICON.
Ambasadori amerikan tha se marrëdhëniet ndëretenike janë problemi kyç të targetuara nga dezinformimi në Kosovë.
“Nuk mund ta lejojmë që kjo të ndodhë”, tha Hovenier
Ai shtoi se Kosova është shtet multietnik dhe multietniciteti i saj është rezultat i forcës dhe jo i dobësisë.
“Keqinformimi mund të ketë pasoja të rënda, gjithmonë, por mendoj që veçanërisht gjatë periudhës së zgjedhjeve. Kështu që është vitale që qytetarët të kenë qasje në në informacion korrekt që të bëjnë vetë zgjedhjet që i bëjnë për të ardhmen e tyre. Në një raport të publikuar nga NDI identifikuan një sërë sfidash në fushën e informacionit. Një nga shqetësimet kyçe është që marrëdhëniet ndëretnike janë problemi kyç të targetuara nga dezinformimi në këtë vend, Kosovë. Aktorë të huaj keqdashës aktivë që duan të minojnë demokracinë e Kosovës duke i shfrytëzuar përçarjet etnike”. Nuk mund ta lejojmë që kjo të ndodhë.
“Kosova është shtet multietniciteti dhe multietniciteti i saj është rezultat i forcës dhe jo i dobësisë”, tha Hovenier.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













