Kosova
Scholz takon Vuçiqin, thotë se marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të zbatohet
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka theksuar se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zbatohet.
Ai po ashtu ka thënë edhe se në rajon duhet të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore, dhe se BE-ja është duke punuar që t’ ua ofrojë mbështetjen të dyja palëve.
“Duhet të merren parasysh shumë gjëra dhe presidenti po punon në mënyrë aktive në atë proces dhe ne do të japim sa më shumë mbështetje, sepse bëhet fjalë për reforma për përmirësimin e shtetit ligjor, lirinë e mediave etj. Natyrisht, është e rëndësishme që njerëzit në rajon të mbajnë marrëdhënie të mira fqinjësore, para së gjithash, ne po punojmë për këtë, ne ofrojmë mbështetje për të dyja palët. Ekziston një marrëveshje për të cilën është rënë dakord dhe duhet të zbatohet”, ka thënë Scholz, raporton RTS.
Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një konference për media që e ka zhvilluar së bashku me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, pas një takimi që kanë pasur të dy.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













