Lajme
Zvicra i jep dritën e gjelbër përdorimit të makinave vetëdrejtuese në autostrada nga muaji mars
Nga marsi i vitit 2025, shoferët do të lejohen të përdorin teknologjinë e vetëdrejtimit në autostradat zvicerane dhe të lëshojnë timonin e tyre. Megjithatë, ata duhet të jenë gati të marrin kontrollin në çdo kohë, thotë qeveria.
Këshilli Federal miratoi një dekret të premten, i cili do të hyjë në fuqi më 1 mars, siç njoftoi Zyra Federale e Rrugëve (Astra).
Dekreti thotë se që nga ajo datë, parkimi i automatizuar i një makine do të lejohet gjithashtu pa shofer brenda automjetit – por vetëm në hapësirat e caktuara të parkimit dhe garazhet e parkimit, transmeton albinfo.ch.
Gjithashtu do të mundësohet përdorimi i automjeteve pa shofer në rrugë të caktuara të autorizuara. Megjithatë, ato duhet të monitorohen nga një operator nga një qendër kontrolli. Nëse automjeti nuk është në gjendje të zgjidhë vetë një situatë, operatori duhet të sugjerojë një manovër drejtimi, për shembull, shkruan swissinfo.
Kantonet zvicerane do të jenë përgjegjëse për miratimin e rrugëve pa shofer.
Automjetet pa shofer mund të jenë veçanërisht tërheqëse për transportin e mallrave dhe për distanca të shkurtra, thotë Këshilli Federal. Por nënvizon se automjetet me sisteme të automatizuara kërkojnë miratimin e nevojshëm. Për më tepër, prodhuesit duhet të “demostrojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse” se si mund të garantohet “siguria rrugore dhe qarkullimi i trafikut”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina













