Lajme
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve
Autoritetet në kantonin e Gjenevës kanë kërkuar nga qytetarët që janë të sëmurë, së pari të kontaktojnë mjekët e tyre të kujdesit parësor ose shoqatën e mjekëve lokalë për të parë se cilat praktika janë të hapura.
“Në rast të situatave mjekësore jokërcënuese për jetën, ekzistojnë alternativa ndaj shërbimeve të urgjencës, të cilat janë të ngopura rregullisht gjatë festave të fundvitit”, tha kantoni i Gjenevës në një deklaratë për shtyp.
Ekziston edhe një rrjet i kujdesit pediatrik, konsultime psikiatrike dhe mjeko-stomatologjike si dhe farmacitë.
Aplikacioni InfoMed gjithashtu ju lejon të vlerësoni vetë simptomat tuaja dhe të përcaktoni nëse është i nevojshëm një konsultë me mjekun tuaj të kujdesit parësor, dhomën e urgjencës ose thirrjen e 144 (ambulancës), transmeton albinfo.ch.
Autoritetet e Gjenevës u kanë kërkuar banorëve që në rast urgjence kërcënuese për jetën, të telefonojnë menjëherë 144.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina













