Lajme
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
Një anëtar i ekuipazhit të Swiss International Airlines (SWISS) vdiq nga dëmtimi i trurit si pasojë e mungesës së oksigjenit, pas një ulje emergjente muajin e kaluar, kanë raportuar mediat zvicerane.
Me kërkesë të agjencisë së lajmeve Keystone-SDA, zyra e prokurorit publik në Graz konfirmoi raportet përkatëse të medias të dielën. Shkaku paraprak i vdekjes është dëmtimi hipoksik i trurit dhe edema cerebrale, ka deklaruar zëdhënësi i prokurorit publik, Hansjörg Bacher.
Truri i 23-vjeçarit ishte dëmtuar rëndë për shkak të mungesës së madhe të oksigjenit dhe si pasojë ai ka vdekur.
Tani do të duhej të kryheshin ekzaminime kimike dhe histologjike për të zbuluar saktësisht se si kishte ndodhur ky dëmtim masiv i trurit. Do të duhen disa javë para se të dihet shkaku përfundimtar i vdekjes, tha Bacher, transmeton albinfo.ch.
Fluturimi SWISS LX1885, i cili ishte në rrugë nga Bukureshti për në Cyrih, u detyrua të bënte një ulje emergjente në Graz për shkak të tymit në kabinë më 23 dhjetor.
Anëtar i ekuipazhit të kabinës vdiq në spital më 30 dhjetor.
Sipas Bacher, hetimet janë duke u zhvilluar edhe për rolin e luajtur nga maska e frymëmarrjes e stjuardesës.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër Nën organizimin e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, ka arritur grupi i parë prej 10 specializantëve... -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel













