Botë
Pse turistët zhgënjehen nga Parisi?
Parisi më shumë se një vend, në imagjinatën e shumicës prej nesh është një ndjesi. Përshkrimet e autorëve të mëdhenj në veprat e tyre, muzeumet e pasura në art dhe histori dhe sigurisht kulla Eiffel të bëjnë të kursesh deri në qindarkën e fundit për ta vizituar atë sa më parë.
Siç ndodh rëndom, realiteti është ndryshe. Shumë nga turistët, kthehen të zhgënjyer pasi e vizitojnë. Përveç faktit që pritshmëria e tyre s’ngjan me çfarë është aktualisht, arsye të tjera ndikojnë në shijen e hidhur që merr me vete nga ky udhëtim.
Madje, ekziston dhe një term që specifikon këtë lloj zhgënjimi që quhet: “Sindroma e Parisit”.
Kulla Eiffel
Para se të ndodhemi atje, të gjithë ëndërrojnë të shohin atraksionin më të rëndësishëm të qytetit. Përballesh me zhgënjimin e parë që kur sheh turmën e madhe që pret në radhë për të vizituar kullën. Zhgënjimi numër 2 vjen kur rojet e sigurimit të kontrrollojnë a thua se je sërish në aeroport. Bëhuni gati të kaloni disa orë të mira në pritje.
Këshillë: Më mirë të shijoni thjesht pamjen me kullën në sfond.
Turma të mëdha në hyrje të Louvre-it.
Sigurisht një tjetër vend shumë i famshëm është Louvre-i. Shumë nga turistët që nuk i kanë rezervuar më parë biletat, kalojnë me orë të tëra (ose një ditë të plotë) duke pritur në radhë.
Gratë franceze janë ndryshe nga çfarë shohim në filma
Në filmat francezë vajzat dallojnë për stilin e thjeshtë, por sharmant dhe të mistershëm. Ato kanë gjithnjë veshjen perfekte (të shoqëruar me një beret) , janë të pavarura dhe duken një mrekulli. Gratë franceze janë frymëzim stili, por kur t’i shihni nëpër rrugët e Parisit mund të konfuzoheni paksa.
Vajzat aty, nuk janë të fiksuara me pamjen siç mendonim. Veshin rroba të thjeshta, nuk kanë thonj të kuruar dhe nuk bëjnë make up. Kjo ndryshon pas të 50-ve, kur vendosin të merren me veten deri në detajin më të vogël.
Ka shumë pak vende ku flitet anglisht.
Francezët e flasin shumë mirë anglishten, por ~për arsye të paditura~ zgjedhin të mos e flasin. Nëpër restorante menu-të janë vetëm në frengjisht, kështu që do t’ju duhet ta imagjinoni ushqimin.
Ushqimet në restorant vijnë në sasi shumë të vogla
Mos prisni të ndiheni të ngopur kur shkoni në një restorant francez. Porcionet janë të vogla dhe shumë të shtrenjta. Kjo sepse për francezët, në fund të ditës vlen shija!
Ëndrrat për foto me sheshe dhe rrugë bosh do t’ju thyhen!
E dimë që keni bërë gati një galeri me pozat që do të shkrepni, por mos prisni të dalin siç keni menduar. Sheshet kryesore janë të mbipopulluara me turistë kështu që sfondi, s’do të jetë kurrë vetëm për ju. Bëjeni si bloger-et, zgjohuni sapo të agojë për të bërë një set të mirë!
Qyteti është i mbushur me plehra
Shumë turistë ankohen duke thënë se Parisi është i pistë. Edhe rrugët kryesore janë të mbushura me plehra dhe askush nuk merr mundimin për t’i hequr. Gjithsesi, nëse jeni vetëm 3 ditë, mos i kushtoni shumë rëndësi, ose shëtisni në mëngjes herët.
Ndihesh i pasigurtë
Parisi ka edhe anën e tij të errët. Qyteti është i mbushur me emigrantë nga vende të ndryshme. Shumë prej tyre shqetësojnë turistët, duke u përpjekur të shesin gjëra që nuk ju duhen dhe në rast se ata i refuzojnë, nervozohen, shkruan anabel. Në fakt, kjo nuk është pjesa më e keqe. Ka disa rrugë, siç janë North (Gare du Nord) dhe stacioni East (Gare de L’Est) në të cilat s’duhet të kaloni kurrë.
Përveç të tjerave, shumë prej atyre që e kanë vizituar Parisin, tregojnë njëzëri se nuk është qyteti më mikpritës në botë. Njerëzit nuk janë shumë të dashur me turistët, por gjithsesi edhe nëse nuk përputhet me pritshmërinë tuaj, Parisi do të vijojë të mbetet nga ato vende që duhen parë patjetër një herë në jetë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













