Lajme
Viruset më të rrezikshme që mund të merren përmes ushqimi
Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) kanë publikuar një raport të përbashkët që rendit sëmundjet virale më të zakonshme që vijnë nga ushqimi. Ky raport bazohet në një vlerësim mikrobiologjik të rrezikut dhe rezultatet tregojnë se norovirusi është shkaku kryesor i sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimi.
Sipas raportit të ekspertëve për vlerësimin e rrezikut mikrobiologjik (JEMRA), i publikuar në dhjetor 2024, norovirusi shkakton rreth 125 milionë raste të sëmundjeve ushqimore në mbarë botën dhe është përgjegjës për rreth 35 mijë vdekje në vit, shkruan portali “24 orë”.
Edhe pse më së shpeshti shoqërohet me ushqime të gatshme, manaferra të ngrira dhe butak, norovirusi mund të përhapet përmes zinxhirit ushqimor. Simptomat më të zakonshme të këtij virusi janë diarre, të vjella, të përziera dhe dhimbje stomaku, por mund të shfaqen edhe simptoma shtesë si ethe, dhimbje koke dhe dhimbje trupi. Ekspertët kanë renditur viruset që shkaktojnë sëmundje ushqimore sipas frekuencës dhe ashpërsisë së sëmundjes që shkaktojnë, tha FAO në një deklaratë. Norovirusi konsiderohet si barra më e madhe e shëndetit publik. Më pas në listë janë virusi i hepatitit A dhe virusi i hepatitit E.
Viruse të tjera që vijnë nga ushqimi dhe me më pak ndikim në shëndet janë rotavirusi, sapovirusi, enterovirusi, astrovirusi… Në raport thuhet se në vendin e tretë është hepatiti E – një virus që është unik në mesin e viruseve që vijnë nga ushqimi, pasi që transmetohet nga kafshët e njerëzve. Bartësit kryesorë të këtij virusi janë shumë kafshë dhe mishi i derrit është identifikuar si burimi kryesor.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën Një studim i ri i Universitetit të Friburgut në Zvicër ka zbuluar se kjo ndodh falë... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres












