Lajme
Ashpërsimi i rregullave nga Gjermania për emigrantët shkakton reagime
Deklarata e shtetit gjerman lidhur me ndryshimet në pranimin e emigrantëve ka nxitur diskutime dhe këndvështrime të ndryshme kundrejt kësaj klauzole. Njëkohësisht emigrimi mbetet tema mbizotëruese në fushatën zgjedhore gjermane përpara votimit më 23 shkurt, pasi një sërë sulmesh i atribuohen të dyshuarve me prejardhje emigrantësh.
Ditën e sotme ka reaguar ish- kancelarja gjermane Angela Merkel e cila ka kritikuar drejtpërdrejt pasardhësin e saj si lider i CDU, Friedrich Merz për miratimin e propozimeve me ndikim të gjerë për emigracionin dhe azilin me mbështetjen e së djathtës ekstreme.
Gjatë deklaratës së saj, Merkel u shpreh se partitë demokratike duhet të punojnë së bashku përtej barrierave politike, por me ndershmëri dhe në bazë të ligjit për të parandaluar sulme të tilla të mëvonshme.
“Unë besoj se është e gabuar. Është e nevojshme që të gjitha partitë demokratike të punojnë së bashku, përtej kufijve politikë partiakë dhe në bazë të ligjit europian të zbatueshëm, për të bërë gjithçka që duhet për të parandaluar sulme të mëtejshme si ato në Magdeburg dhe Aschaffenburg”, theksoi ajo.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












