Lajme
Greqia goditet nga një tërmet i fuqishëm
Një tërmet me magnitudë 4.4 Rihter është regjistruar pasditën e sotme në zonën e Evias në Greqi.
Lëkundjet janë ndjerë deri në Athinë, shkruan protothema.gr.
Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ka ndodhur në orën 17.55 me epiqendër 3 kilometra në jugperëndim të Aliverit dhe një thellësi prej 16.2 kilometrash.
Tërmeti ka zgjatur për disa sekonda, por deri më tani nuk raportohet për dëme materiale.
“Është një lëkundje e dobët, është herët për të thënë nëse duhet të shqetësohemi. Vlerësimi i parë është se ka ndodhur në Aliveri 4.2 rihter, dhe do të duhet të presim që të na jepet përmasat dhe thellësia korrekte”, ka shpjeguar më herët për protothema.gr drejtori i kërkimit të Institutit Gjeodinamik, Dr.Athanasios Ganas.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre









