Kosova
Vendimet që mori sot në mbledhje Qeveria e Kosovës
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e rregullt, e 247-a me radhë, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendime nga fushat e përgjegjësive të saja kushtetuese dhe ligjore.
Me vendimin e parë të miratuar në këtë mbledhje është aprovuar lista e artikujve për përdorim të përbashkët, që janë objekt i procedurës qendrore të prokurimit publik.
Në vijim të mbledhjes është miratuar Drafti i planit kombëtar për zhvillim për vitet 2025-2027.
Është vazhduar me aprovimin e vendimit për ndryshimet në tabelat 3.1 dhe 3.2 të Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025, për t’i përmbushur obligimet e pakryera financiare dhe kontraktuale nga viti paraprak.
Qeveria, pas shqyrtimit të kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka miratuar vendimin për ndarje të mjeteve buxhetore në shumën prej pesëqind e njëzet e pesë mijë eurove për realizimin e “Projektit për teknologji të numërimit në Qendrën komunale të numërimit dhe në Qendrën e numërimit dhe të rezultateve”.
Janë ndarë mjete buxhetore në shumën prej pesëqind mijë eurove (500.000) për ndihmat humanitare në Gaza.
Qeveria ka miratuar vendimin për emërimin e z. Arton Ahmeti në pozitën e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.
Në këtë mbledhje u miratuan dhe propozim-vendimet për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projekteve: zgjerimi i Rrugës nacionale N9 Kijevë-Zahaq, segmenti Dollc-Ramun; zgjerimi i Rrugës nacionale N2 segmenti “Hyrja në qytetin e Ferizajt”; ndërtimi i Rrugës rajonale R-118 Mushtisht-Shtërpcë; zgjerimi i Rrugës nacionale N25, segmenti QMI-Lipjan.
Easy: this is how you clean pet vomit from your carpetThe Family Breeze
Fantastic. You will not throw your plastic bottles in the trash again!Story to Hear
by Taboola
Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për pagesë të dyqindenjëzetekatër (224) specializantëve me vetëfinancim dhe pagesën e tridhjetë (30) specializantëve me vetëfinancim nga Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi.
Qeveria pas shqyrtimit ka miratuar vendimin për dhënien në shfrytëzim të pronave të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Pronat janë në lokacionin e Batllavës, Komuna e Podujevës, vendi i quajtur Lumi i Surdullit dhe i evidentuar si pronë shoqërore – Ndërmarrja e Pyjeve.
Në mbledhjen e sotme është themeluar Këshilli organizativ për shënimin e shtatëmbëdhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Vendimi obligon Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe këshillin organizativ për zbatimin e këtij Vendimi.
Qeveria ka miratuar edhe kërkesën e Komunës së Prishtinës për aprovimin e buxhetit për vitin 2025, pas miratimit të tij nga Kuvendi komunal, ndërsa ka miratuar edhe kërkesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për ndarje të mjeteve buxhetore në shumë prej 5000 euro për realizimin e projektit “Shtëpia Nr.10” në qytetin e vjetër në Janjevë në Lipjan.
Në vijim u miratua edhe vendimi për aprovimin e pasqyrës preliminare financiare për ekzekutimin e buxhetit dhe bilancin e fondeve për vitin 2024.
Ndër vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë është dhe emërimi i komisionit ad-hoc për vlerësimin profesional për pranim në pozitën e lartë të kategorisë drejtuese, drejtor ekzekutiv në Inspektoratin Qendror të Punës.
Gjithashtu edhe vendimi për emërimin e komisionit ad-hoc për pranim në pozitën e kategorisë së lartë drejtuese, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












