Lajme
Hakmerret Kanadaja, i vendos SHBA-së tarifa prej 25%
Kanadaja ka shpallur tarifa hakmarrëse kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kryeministri kanadez, Justin Trudeau vendosi tarifa “të gjera” prej 25%, që prekin vlerën e 155 miliardë dollarëve kanadezë të mallrave amerikane, duke filluar nga birra dhe vera, tek pajisjet shtëpiake dhe mallrat sportive.
Masa përputhet me taksën 25% të presidentit të SHBA-së, Donald Trump për importet kanadeze dhe meksikane në SHBA dhe një shtesë 10% për Kinën për shqetësimet e tij për imigracionin e paligjshëm dhe trafikun e drogës, transmeton albinfo.ch.
Kryeminsitri kanadez tha se “nuk do të tërhiqej në mbrojtje të kanadezëve”, por paralajmëroi për pasoja reale për njerëzit në të dy anët e kufirit. “Ne nuk duam të jemi këtu, ne nuk e kërkuam këtë”, tha ai në një konferencë për shtyp.
Trudeau shtoi se tarifat për mallrat amerikane me vlerë 30 miliardë do të hyjnë në fuqi të martën, dhe 125 miliardë të tjera në 21 ditë për t’u dhënë kohë firmave kanadeze për t’u përshtatur. Përgjigja e tij synon artikuj duke përfshirë birrën amerikane, verën, frutat dhe lëngjet e frutave, perimet, parfumet, veshjet dhe këpucët, si dhe pajisjet shtëpiake, mallrat sportive dhe mobiljet.
Lënda drusore dhe plastika gjithashtu do të përballen me taksa. Ekonomistët kanë paralajmëruar për vendosjen e taksave të importit nga SHBA, dhe përgjigja nga Kanadaja, si dhe Meksika dhe Kina, mund të çojë në rritjen e çmimeve në një gamë të gjerë produktesh për konsumatorët, raportojnë mediat e huaja.
Tarifa është një taksë e brendshme e vendosur mbi mallrat kur ato hyjnë në një vend, në përpjesëtim me vlerën e importit.
Perspektiva e vendosjes së tarifave më të larta për importet në SHBA ka qenë shqetësuese për shumë liderë botërorë, sepse do ta bëjë më të shtrenjtë për kompanitë shitjen e mallrave në ekonominë më të madhe në botë.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













