Shqipëria
Shqipëria e para në Evropë me rënien e numrit të lindjeve të fëmijëve
Shqipëria renditet ndër të parët në Evropë, por për fenomenin e rënies së numrit të fëmijëve
Sipas një studimi të Bashkimit Evropian për ecurinë e arsimit në Evropë, Shqipëria renditet e 4, pas Estonisë, Finlandës dhe Italisë për rënien më të madhe të numrit të fëmijëve nga 0-5 vjeç.
Në këto vende numri i fëmijëve ra me më shumë se 20% nga 2013-2023, pra në një dekadë, raporton TCH, transmeton albinfo.ch.
“Prirjet individualiste, dëshira për karrierë, sukses dhe para, ka bërë që fëmijët mos të jenë ideali kryesor I familjeve të reja, duke e shtyrë lindjen e foshnjës deri në limite, derisa në fund nuk bëjnë fare fëmijë. E dyta është emigracioni, që ka qenë fatal për ne. Kjo jo vetëm se është në përmasa të vazhdueshme, por emigrantët që ikin nga Shqipëria, fëmijët e lindur këtu I marrin me vete dhe bëjnë bashkim familjar në venet e BE-së, apo në vende të tjera. Ndërkohë, fëmijët e tjerë që lindin atje, marrin nacionalitete të huja, gjerman, francez, italian, etj., pra është një hemorragji e madhe demografike”, shprehet Gëzim Tushi, sociolog,përcjell albinfo.ch.
Hungaria është një model i jashtëzakonshëm për politikat e natalitetit të ndërmerr. Qeveria hungareze mbështet gruan, familjen, jep benefite, kryen pagesa për fëmijët nga 0-6 vjeç.
Nëse vazhdojmë me këto ritme rrezikojmë të shndërrohemi në një shoqëri me flokë të thinjura, e kjo do të sjellë probleme të mëdha sociale, ekonomike, të tregut të punës, fuqisë punëtore etj. Nëse do të pakësohen fëmijët dhe lindshmëria do të bjerë, duhet të përgatitemi që brezin e ardhshëm ta importojmë nga jashtë.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë











