Kosova
Prezantohet projekti fitues për Teatrin e Operës dhe Baletit të Kosovës
Ministria e Kulturës në Kosovë ka prezantuar projektin fitues për Teatrin e Operës dhe Baletit i cili cilësohet një mishërim i vizionit të guximshëm të arkitektit të famshëm danez Bjarke Ingels, me të cilin po fillon një epokë e re artistike për Kosovën.
“Pas 50 vitesh shtëpia e re e institucioneve qendrore të arteve muzikore dhe skenike do t’i ofrojë Prishtinës një ikonë të munguar të arkitekturës bashkëkohore, duke e vendosur atë në lartësinë e hartës botërore të kulturës. Teatri do të ndërtohet në zemër të Prishtinës dhe përmban sallën koncertale me mbi 1200 ulëse, sallën teatrale me 1000 ulëse, dhomën koncertale dhe dhomën teatrale, të dyja me nga 300 ulëse. Ndërsa do të akomodojë parkingun nëntokësor me kapacitet me mbi 400 vendparkime pranë unazës së brendshme të Prishtinës, dhe do të jetë kalimi më spektakolar në mes të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve dhe lagjes Arbëria”, shkruan ministri i Kulturës Hajrrulla Çeku.
Bjarke Ingels, njëherit themeluesi i shtëpisë prestigjioze të projektimit BIG, është ndër arkitektët më inovativë të kohës sonë i njohur për projektet mbresëlënëse si rrokaqielli piramidal “Via 57 West” në New York, centrali energjetik CopenHill me pistë skijimi në Kopenhagë, selia e Google në Kaliforni dhe “The Spiral” në Manhatan.
Vlera e projektit për Teatrin e Operës dhe Baletit sipas Çekut është 2 milionë e 450 mijë euro dhe do të përfundojë për 15 muaj, ndërsa zbatimi fillon në vitin 2026.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore Teknologjia e Enerdrape mund të ndihmojë në ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave pa nevojën e shpimeve... -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej
















