Integrimi
Shpëtimtari Ziberi, “hero” para miliona shikuesve gjermanë
Ai është ftuar në njërin ndër emisionet më të shikuara humoristike gjermane, atë të komedianit Kaya Yanar, që emetohet në RTL
Ramadan Ziberi është shqiptari i cili para pak ditësh qe bërë hero pasi që, duke e pritur në krahët e tij, pati shpëtuar një grua që po donte të mbytej duke kërcyer nga kati i dytë. Pas bujës që i ushtohet ditën e parë, lajmet sikur ky zakonisht harrohen shpejt. Por, diçka tjetër ka ndodhur me lajmin që e ka bërë hero shqiptarin 36 vjeçar.
Ai është ftuar në njërin ndër emisionet më të shikuara humoristike gjermane, «Gehts noch?! Kayas Woche» të komedianit Kaya Yanar, që emetohet në RTL dhe që ka me miliona shikues.
“Ne fillim mendova se është një shaka”, thotë Ramadani. Ai nuk i ka besuar sekretares që po i thishte se ishte i ftuar i Kaya Yanar-it për të marrë pjesë ne emisionin e tij. “Nuk kisha menduar kurrë se mund të ndodhte diçka e tillë”, thotë Ziberi.
Emisioni është emetuar të premten në mbrëmje. Emisioni ishte xhiruar një ditë më parë dhe për këtë, Ramadani kishte udhëtuar enkas për në Köln, transmeton albinfo.ch. Ai thotë se është instruuar para emisionit për të përsëritur në skenë atë që kishte bërë në jetën reale. Por kësaj here gruaja që ai do te “shpëtonte” nuk ishte e vërtetë por një kukull prej gome.
Edhe pse e gjithë puna këtu merrte një ngjyrim komik, heroi në fund është lavdëruar nga shoumeni gjerman me fjalët: “Ramadan, ti për mua je një hero”. Mbrëmjen që është dhënë emisioni, Ziberi ka marrë shumë telefonata me lëvdata nga të njohurit e tij.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime Një skandal i ri po trondit ushtrinë zvicerane, kësaj radhe lidhur me armët e dorës. Pistoletat... -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia -
Zvicra mbështet fuqishëm përpjekjet e çminimit në Kosovë













