Kosova
Ankandi për Artin dhe Humanizmin në Cyrih: Një natë e solidaritetit dhe suksesit
Më 4 shkurt, në ambientet e Il Postino në Cyrih, organizata joqeveritare “CICAT” (Creative Information, Care and Artivism for Tomorroë) mblodhi bashkë artistë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Zvicra me rastin e Ditës Botërore të Kancerit. Në Ankandin për Artin dhe Humanizmin, artistë të shumtë kontribuuan në ndihmë të grave të prekura nga kanceri i gjirit.
Një atmosferë e mbushur me emocion dhe solidaritet
Në eventin që u moderua nga Kaltrina Ajeti, bashkëorganizatore dhe anëtare e bordit, dhe nga moderatori Resul Sinani, të ftuarit patën mundësinë të përjetojnë njëkohësisht artin dhe humanizmin që bashkohen për një kauzë fisnike.
Artistët që morën pjesë në këtë event ishin: nga Zvicra: Kaltrina Kastrati dhe Bedrije Hamiti, nga Kosova: Hatixhe Ibrahimi, Renea Begolli, Adrijana Binakaj dhe Dea Musliu, nga Shqipëria: Mario Dine, Gerald Çela, Fioralba Kryemadhi dhe Kliti Syla, nga Maqedonia e Veriut: Endrita Purellku, Shega Memeti dhe Drenusha Palloshi.
Nga pjesëmarrja e artistëve u shitën 16 piktura
„Një moment i veçantë i kësaj nate ishte bashkimi i dy piktorëve nga Zvicra në këtë nismë, një privilegj që e bëri eventin edhe më të rëndësishëm. Në total, 16 piktura nga artistët pjesëmarrës u shitën të gjitha, duke siguruar fonde të rëndësishme për mbështetjen e grave të prekura nga kanceri i gjirit“, thuhet në komunikatën e NGO CICAT, shkruan albinfo.ch.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Ambasadori i Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi, vlerësoi këtë nismë dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes për gratë që përballen me këtë sëmundje sfiduese.
Po ashtu, mes të pranishmëve foli Ridvan Ademi, anëtar i bordit dhe bashkëorganizator i eventit, si dhe Drejtoresha Ekzekutive e NGO CICAT, Ermira Murati, e cila shprehu përkushtimin e organizatës për të vazhduar mbështetjen për këtë kauzë jetësore.
Ankandi për Artin dhe Humanizmin në Cyrih nuk ishte vetëm një aktivitet artistik, por një dëshmi e fuqisë së artit për të sjellë ndryshime të prekshme në jetën e njerëzve. Ky event tregoi se kur arti dhe humanizmi bashkohen, mund të krijohen iniciativa që mbështesin dhe fuqizojnë ata që kanë më shumë nevojë.
Më shumë informata për shoqatën: https://www.instagram.com/cicat.ngo/
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia "Kemi një ndarje pushtetesh" – Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia në lidhje me zjarrin në... -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori















