Lajme
Prindërit zviceranë mbështeten në llogaritë e kursimeve për fëmijët e tyre në vend të fondeve të investimeve

Prindërit në Zvicër lënë mënjanë para për fëmijët e tyre dhe këtë e bëjnë kryesisht me llogaritë e kursimit.
Në mënyrë të veçantë, më shumë se tre të katërtat e të gjithë prindërve (76%) investojnë paratë e fëmijëve të tyre në një llogari kursimi, siç tregon anketa e rreth 1000 prindërve zviceranë, transmeton albinfo.ch.
Sondazhi i kryer nga Universiteti i Shkencave dhe Arteve të Aplikuara të Lucernit (HSLU) në emër të kompanisë së menaxhimit të pasurisë në internet True Wealth tregon se investimet në letra me vlerë luajnë një rol vartës. Vetëm 21% e anketuar investojnë në letra me vlerë si aksione ose ETF.
“Me horizontin e tyre të gjatë të investimeve, fëmijët do të ishin në gjendje ideale për të përfituar nga investimet me rendiment të lartë dhe për të përfituar nga efekti i interesit të përbërë”, thotë Tatiana Agnesens, drejtuese e studimit HSLU, shkruan swissinfo.
Horizonti i investimit është i gjatë sepse sipas anketës mbi 60% e prindërve fillojnë të kursejnë në vitin e parë të jetës dhe rreth 10% edhe para lindjes së fëmijës.
E-Diaspora
-
Sulm me armë në Nju-Jork: Pesë të vdekur, mes tyre edhe sulmuesi Raportohet se katër persona, ndër ta një polic, kanë humbur jetën pasi një sulmues i armatosur...
-
Livia Sadikaj shpallet studentja më e mirë e vitit në ACT College Thessaloniki
-
Në kryeqytetin e Kosovës jehoi zëri i dy operistëve shqiptarë me famë botërore
-
Rritet puna në bizneset kosovare falë diasporës
-
Nga refugjat politik – Kryetar i Këshillit Bashkiak të Lozanës: Historia frymëzuese e Musa Kamenicës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra feston suksesin e Kampionatit Evropian të Futbollit për Femra Pas një finaljeje dramatike që përfundoi me fitoren e Anglisë në gjuajtjet e penalltive, Kampionati Evropian...
-
Laura Dahlmeier plagoset rëndë gjatë alpinizmit
-
TCS: Priten bllokime trafiku në Gotthard
-
Ekspertët në Zvicër janë kundër “bombave me nikotinë” për të rinjtë
-
Një rrëshqitje dheu kërcënon rajonin e Liqenit Oeschinen