Lajme
OBSH: Pijet alkoolike duhet të kenë paralajmërime për kancerin
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka publikuar gjetje të reja mbi mungesën “alarmante” të ndërgjegjësimit për lidhjen midis konsumit të alkoolit dhe kancerit në të gjithë Evropën.
Ata u bënë thirrje prodhuesve të pijeve alkoolike që të shfaqin paralajmërime për këtë rrezik në produktet e tyre, të ngjashme me ato që gjenden tashmë në paketat e cigareve.
Një deklaratë nga Zyra Evropiane e OBSH-së paralajmëron se alkooli shkakton 800,000 vdekje në të gjithë Evropën çdo vit, por se vetëm një pjesë e popullsisë është e vetëdijshme për rrezikun.
“Pavarësisht se kanceri është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me alkoolin në Bashkimin Evropian, ndërgjegjësimi për lidhjen midis alkoolit dhe kancerit mbetet jashtëzakonisht i ulët”, thuhet në deklaratë, raporton Reuters.
OBSH ka paralajmëruar vazhdimisht se alkooli shkakton kancer dhe se kjo duhet të thuhet qartë në produkte. Aktualisht, vetëm tre nga 27 vendet e BE-së, Franca, Lituania dhe Gjermania, kanë një lloj etikete paralajmëruese për mundësinë që konsumimi i alkoolit të shkaktojë kancer, përcjell albinfo.ch.
Irlanda planifikon të prezantojë paralajmërime të tilla nga maji 2026.
E-Diaspora
-
Foto
KUR VESHJA BËHET IDENTITET! Një mbrëmje që e ktheu traditën shqiptare në spektakël kulturor!... -
1 Maji “ndez” Zvicrën: Mijëra në rrugë në Cyrih dhe Bernë, nga protesta paqësore te përplasjet me policinë -
KQZ: Mërgata ka 12 ditë kohë për t’u regjistruar për zgjedhjet në Kosovë -
Zvicra përballet me “mafian e biçikletave”, disa e-bike të vjedhura përfundojnë në Kosovë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Zvicër
-
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur Në qytetin e Lucernës, një grua ka mbetur e vdekur në apartamentin e saj për muaj... -
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru -
Zvicër: Shitjet me pakicë, në rënie -
Aferë dashurie midis dy gjyqtarëve federalë -
Shumica pro nismës “Jo Zvicër 10 milionëshe”: Këto janë qëndrimet e partive












