Fotolajmi
BE trefishon mjetet për shpëtimin e refugjatëve në Mesdhe
Për misionet e mbrojtjes së kufijve të BE-së "Triton" dhe Poseidon" të lihen në dispozicion rreth 9 milionë franga në muaj
Tragjedia më e rëndë detare e refugjatëve që ka ndodhur deri më tash, ajo në afërsi të ishullit Lampedusa pak ditë më parë, që ka marrë jetën e rreth 800 vetave ka ngjallur gjithandej në botë pakënaqësi me qasjen e vendeve të pasura ndaj këtij problemi. Të përballur me kritika dhe protesta për mosveprim, shtetet e BE-së kanë vendosur për një trajtim më energjik të çështjes.
Kështu, në një mbledhje që shefat e qeverive të vendeve të BE-së kanë mbajtur të enjten në Bruksel kanë vendosur që të trefishojnë shumën e mjeteve për shpëtimin e refugjatëve në det. Kjo nënkupton që për misionet e mbrojtjes së kufijve të BE-së “Triton” dhe Poseidon” të lihen në dispozicion rreth 9 milionë franga në muaj.
Buxheti i deritashëm i misionit “Triton” ishte vetëm 3 milionë franga në muaj. Me trefishimin e buxhetit ne të vërtetë arrihet shuma që kishte në dispozicion misioni italian “Mare Nostrum”, i cili kishte vepruar para atij “Triton”.
Ai qe vlerësuar si i suksesshëm pasi që sipas të dhënave nga Roma, përmes tij ishin shpëtuar jetët e më shumë se 100 mijë refugjatëve të rrezikuar nga fundosja në Detin Mesdhe. Por ai qe braktisur për shkak të kostos së tij të lartë
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 Zjarri në Crans-Montana ka marrë një tjetër viktimë. Një zviceran 18-vjeçar vdiq në spital në Cyrih... -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor











