Uncategorized
Policia e Kosovës: Nuk ka grupe të armatosura në kufij
Nuk ka asnjë grumbullim apo individ të personave të armatosur në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë në rajonin e Radushës, thotë Policia e Kosovës
Policia e Kosovës ka përgënjeshtruar lajmin që u dha nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Maqedonisë se nga territori i Kosovës kanë hyrë në rajonin e Radushës, respektivisht në fshatin Saraj, rreth 50 persona të armatosur. Policia e Kosovës thotë se nuk është vërejt asnjë person i armatosur që ka kaluar kufirin.
“Dje rreth orës 16:53, Policia e Maqedonisë ka njoftuar Policinë e Kosovës se vërehen persona të grumbulluar në brezin kufitar, respektivisht në lokacionin Krivenik–Radushë dhe me verifikimin e menjëhershëm të informacionit është konstatuar se nuk ka asnjë grumbullim apo individ në lokacionin e lartcekur dhe as në tërë zonën e brezit kufitar me Maqedoninë”, thuhet në reagimin e Policisë së Kosovës, raporton Albinfo.Ch.
Kjo deklaratë, siç thuhet, i referuar deklaratës së djeshme të MPB-së të Maqedonisë, se një grup prej pesëdhjetë (50) personave kanë hyrë në Maqedoni, respektivisht në fshatin Saraj të Shkupit.
“Njësitet e Policisë Kufitare në detyra të rregullta gjatë brezit kufitar nuk kanë hasur në asnjë grumbullim të pretenduar nga pala maqedonase dhe po ashtu një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga njësitet e Policisë Kufitare të Maqedonisë, të cilat sipas planit të përbashkët të patrullimit, dje kanë qenë së bashku me njësitet e Policisë Kufitare të Policisë së Kosovës në patrullim sipas konceptit të Menaxhimit të Integruar të Kufirit”, thuhet më tej në njoftim.
Po ashtu krahas këtyre aktiviteteve të përbashkëta me palën maqedonase, në mbikëqyrjen e brezit kufitar Policia e Kosovës, sipas komunikatës, shfrytëzon edhe kullat vrojtuese të cilat mundësojnë monitorimin dhe vëzhgimin e hapësirës së madhe të brezit kufitar nga të dy anët.
“Duke shfrytëzuar edhe teknologjinë e avancuar, del se deri më tani nuk është detektuar asnjë lëvizje e dyshimtë”, konsideron Policia e Kosovës.
Me qëllim të informimit të opinionit të gjerë, Policia e Kosovës bën me dije se ka kapacitete të mjaftueshme për të përmbushur detyrat e saja ligjore dhe kushtetuese në raport me mbrojtjen e sigurt të kufirit të Republikës së Kosovës dhe moscenimit të tij nga askush.
“Policia e Kosovës është e gatshme për bashkëpunim me agjencitë e shteteve fqinje, duke përfshirë edhe Maqedoninë, për t’u siguruar se kemi një mbikëqyrje të mirëfilltë dhe të sigurt sipas konceptit të Menaxhimit të Integruar të Kufirit”, thuhet në reagimin e Policisë së Kosovës.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












