Lajme
Dhjetëra gra britanike raportuan rritje të gjoksit pas vaksinës Pfizer
Dhjetëra gra britanike kanë raportuar se gjoksi i tyre është rritur pas marrjes së vaksinës kundër Covid. Lajmi vjen vetëm pak ditë pasi imazhet tronditëse treguan se si gjoksi i një vajzë 19-vjeçare kanadeze u katërfishua pas marrjes së vaksinës Pfizer.
“Daily Mail” ka zbuluar disa të dhëna nga mbikëqyrësi britanik i sigurisë se barnave që tregojnë ka pasur 33 raporte të rasteve të ngjashme të “zmadhimit të gjirit” pas vaksinës së Pfizer.
11 gra të tjera britanike raportuan rritjen e gjoksit pas marrjes së AstraZeneca, ndërsa vetëm 4 raportuan të njëjtin reagim të çuditshëm pas marrjes së vaksinës Moderna. Këto raportime janë bërë në Agjencinë Rregullatore të Mjekësisë dhe Produkteve Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar dhe bazohen vetëm në dëshminë e pacientit.
Ato ende nuk janë verifikuar nga profesionistët mjekësorë, por ekspertët thonë se ndryshime të tilla të papritura trupore mund të kenë ndodhur rastësisht pasi sipas tyre nuk kanë të bëjnë me vaksinën.
Megjithatë, ka mjekë që argumentojnë se lidhja midis reagimit të pazakontë të rritjes së gjoksit dhe vaksinës mund të jetë e besueshme. Ata kanë analizuar një grua të re që pati këtë efekt pas vaksinës. Sipas tyre shkak mund të jetë bërë një një reagim i çuditshëm i sistemit imunitar ndaj vaksinës që mund të ketë shkaktuar rritjen e tepërt të qelizave të gjinjve.
Studimi është bërë nga mjekët në Universitetin e Torontos në Kanada që analizuan një vajzë kaloi nga masa “B” e gjoksit në trefishin “G” brenda 6 muajve pasi kishte marrë dy doza të një vaksine Pfizer.
19-vjeçarja e paidentifikuar mori dozën e saj të parë të vaksinës Pfizer në shtator 2022 dhe më pas vuri re se kishte në gjoks një si ndjesi shpimi gjilpërash teksa ai rritej nga pak. Të dyja reagimet u përshpejtuan pas dozës së dytë të vaksinës që mori vetëm tre javë më vonë. Pavarësisht një trajtimi me steroide dhe antibiotikë, nuk u vu re reduktim i madhësisë së gjoksit.
Ajo u detyrua t’i nënshtrohej një procedure zvogëlimi të gjoksit për të ulur madhësinë e bustit të saj.
Rritja e menjëhershme e gjoksit është një gjendje e rrallë e njohur mjekësisht si gigantomastia. Ekspertët janë duke eksploruar se çfarë e shkakton atë. Në disa raste dihet se ajo është rezultat i një problemi hormonal ose reagim ndaj ilaçeve të caktuara.
Mjekët, të cilët raportuan rastin në revistën “Plastic and Reconstructive Surgery—Global Open” sugjeruan se vaksina mund të ketë shkaktuar gigantomastinë. Për të njihen rreth 200 raste në botë dhe asnjë nuk ka qenë i lidhur me vaksinat deri tani. Si e shkakton vaksina Covid rritjen e gjoksit nuk dihet.
Në vitin 2021, studiuesit në Universitetin e Pensilvanisë zbuluan se vaksinat Covid mund të çojnë në ënjtje të nyjeve limfatike në sqetulla duke gjetur nivele jonormale në mamografi dhe ultratinguj të gjirit.
E-Diaspora
-
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil Dhjetëra miq, partnerë dhe biznesmenë shqiptarë e zviceranë morën pjesë në inaugurimin zyrave te reja, duke... -
“Një ditë tjetër” e Mira Kazhanit në Cyrih: Promovimi që u shndërrua në një përqafim kolektiv -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Sonte fillon festivali “Tri Net Film Fest”, në Freienstein -
Shoqata “Parandalo” kërkon mbrojtje institucionale për personat me aftësi të kufizuara
Jeta në Zvicër
-
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil Dhjetëra miq, partnerë dhe biznesmenë shqiptarë e zviceranë morën pjesë në inaugurimin zyrave te reja, duke... -
Shtëpitë e të moshuarve në kantonin Aargau po arrijnë kapacitetin maksimal. -
Trenat e natës: Sa të dobishëm janë dhe çfarë mund të ofrojnë? -
Kërkimet më të shpeshta në Google në Zvicër në vitin 2025 -
Punonjësit e Bashkisë së Gjenevës janë në grevë, duke u mobilizuar kundër shkurtimeve buxhetore









