Lajme
Gjykata amerikane e dënon me 24 miliardë dollarë Kinën pasi kishte fshehur informacionet për COVID-19
Një gjykatës federal në Missouri e shpalli qeverinë kineze përgjegjëse për fshehjen e fillimit të pandemisë së COVID-19 dhe për grumbullimin e pajisjeve mbrojtëse. Ai miratoi një vendim gjyqësor me vlerë mbi 24 miliardë dollarë, që zyrtarët e Missourit u zotuan ta zbatojnë duke sekuestruar asetet kineze.
Padia, e ngritur nga zyra e prokurorit të përgjithshëm të Missourit në muajin prill të vitit 2020, gjatë muajve të parë të pandemisë, akuzonte qeverinë kineze se kishte mbajtur të fshehta informacionet mbi ekzistencën dhe përhapjen e virusit dhe se më pas kishte ndërprerë furnizimin me pajisje mbrojtëse personale (P.P.E.) për pjesën tjetër të botës. Zyrtarët kinezë deklaruan të premten se nuk e pranojnë vendimin e gjykatësit, shkruan newyorktimes, përcjell albinfo.ch.
Në vendimin e tij, gjykatësi Stephen N. Limbaugh Jr. shkroi se “Kina po e mashtronte botën në lidhje me rreziqet dhe përhapjen e pandemisë COVID-19” dhe se ishte “angazhuar në veprime monopolistike për të grumbulluar pajisjet mbrojtëse”. Sipas tij, këto veprime penguan reagimin e hershëm ndaj pandemisë në Shtetet e Bashkuara dhe e bënë të pamundur sigurimin e mjaftueshëm të pajisjeve për personelin mjekësor që luftonte kundër virusit.
Gjykatësi Limbaugh, nga Gjykata e Qarkut Lindor të Missourit, vendosi dënimin kundër Kinës, Partisë Komuniste që qeverisë vendin, qeverive lokale në Kinë, si dhe një agjencie shëndetësore dhe një laboratori në këtë shtet.
Gjykatësi Limbaugh tha se avokatët e Missourit dëshmuan se Kina e dinte që virusi po përhapej – dhe se po përhapej nga personi në person – shumë përpara se ta ndante këtë informacion me botën. Ai gjithashtu tha se Missouri vërtetoi se Kina ndërmori hapa për të shtetëzuar fabrikat amerikane në Kinë për prodhimin e pajisjeve mbrojtëse, gjë që kufizoi furnizimin për eksport dhe rriti çmimet në vende si Missouri. Gjykatësi vuri në dukje se COVID-19 ishte shkaku i tretë kryesor i vdekjeve në Missouri në vitet 2020 dhe 2021.
Nuk është ende e qartë se si dhe kur zyrtarët e Missourit mund të veprojnë për të sekuestruar asetet kineze, përfshirë tokën, ashtu siç janë zotuar të bëjnë.
Qeveritë e huaja mund të paditen në gjykatat amerikane, megjithëse rregullat për procedimin e këtyre padive janë të kufizuara nga Akti i Imunitetit të Shteteve të Huaja.
Çështje të ngjashme janë shqyrtuar më parë në gjykatat amerikane. Në vitin 2007, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara lejoi të vazhdonte një padi të ngritur nga qyteti i New Yorkut kundër Indisë dhe Mongolisë, duke hedhur poshtë pretendimet e tyre për imunitet sipas ligjit të sovranitetit të huaj.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve Bonuset kanë për qëllim të mbajnë personelin kyç për riorganizimin e sistemit tatimor më shumë se... -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss










