Kosova
Anulohen disa fluturime për dhe nga aeroporti “Adem Jashari”, shkak greva në Gjermani
Si pasojë e grevave në aeroportet gjermane, qindra fluturime për dhe nga vende të ndryshme të botës janë anuluar.
Greva e sindikatave ka prekur aeroportet e Hamburgut, Bremenit, Hanoverit, Berlinit, Dyseldorfit, Dortmundit, Këlnit/Bonit, Leipzigut/Halle, Shtutgartit dhe Mynihut.
Ndër të prekurit është edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar përmes rrjetit social “Facebook” se greva ka ndikuar edhe në fluturimet nga dhe drejt Prishtinës, transmeton albinfo.ch.
“Njoftim me rëndësi nga Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’: Ju njoftojmë se, për shkak të grevës së përgjithshme të punonjësve të operimeve në aeroportet gjermane, gjatë ditës së sotme pritet të anulohen fluturimet në aeroportet ku kemi linja direkte,” thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten Turizmi ka vazhduar kursin e tij të rritjes në vitin 2025. Si shpenzimet e popullsisë zvicerane... -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë -
Ekonomistët presin rritje më të ngadaltë në Zvicër këtë vit -
Alarmi i valës së të nxehtit rritet në nivelin më të lartë në disa pjesë të Zvicrës











