Bota
Greva në aeroportet gjermane përfundon nesër, nga Prishtina u anuluan 4 fluturime
Shoqata e Aeroporteve Gjermane, ADV, vlerësoi se më shumë se 3.500 fluturime do të anuloheshin dhe rreth 560.000 pasagjerë do të ndikoheshin
Një grevë njëditore në 13 aeroporte gjermane çoi në pezullimin e shumicës së fluturimeve, përfshirë katër fluturime nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari”.
Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara.
“Për shkak të grevës në disa aeroporte të Gjermanisë, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës janë anuluar katër fluturime në nisje. Kjo nuk ka shkaktuar ndonjë tollovi për shkak se udhëtarët kanë qenë të njoftuar paraprakisht nga kompanitë e tyre ajrore”, tha Gara.
Ajo tha se fluturimet nga nesër do të vazhdonin me rregull, pasi që greva në Gjermani është vetëm njëditore.
Më herët gjatë ditës, edhe Qendra Kombëtare për Menaxhim të Kufijve kishte lajmëruar për anulimin e këtyre fluturimeve.
Greva njëditore në 13 aeroportet e Gjermanisë, përfshirë ato kryesore të Frankfurtit dhe Mynihut si dhe të gjitha destinacionet e tjera kryesore të vendit, shkaktoi anulimin e shumicës së fluturimeve ndërkombëtare të hënën, transmeton albinfo.ch.
Greva 24-orëshe, e cila ka nisur në mesnatë të dielën, përfshin punonjës të sektorit publik në aeroporte si dhe punonjës të tokës dhe të sigurisë.
Në Aeroportin e Frankfurtit, 1.054 nga 1.116 fluturimet e planifikuara për atë ditë ishin anuluar, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve dpa, duke cituar menaxhimin e trafikut në aeroport.
Të gjitha fluturimet e rregullta në Aeroportin e Berlinit ishin anuluar, ndërsa Aeroporti i Hamburgut njoftoi se nuk do të ishin të mundshme fluturimet. Aeroporti i Kolonjes/Bonnit njoftoi se nuk do të kishte shërbime të rregullta për pasagjerë dhe Aeroporti i Mynihut këshilloi udhëtarët të prisnin “orare fluturimesh të reduktuara ndjeshëm”.
Greva e sindikatës së punonjësve gjithashtu përfshiu aeroportet e Bremenit, Hannoverit, Duseldorfit, Dortmundit, Leipzig/Halle dhe Shtutgartit. Në aeroporte më të vogla si Weeze dhe Karlsruhe/Baden-Baden, vetëm punonjësit e sigurisë u thirrën për grevë.
Shoqata e Aeroporteve Gjermane, ADV, vlerësoi se më shumë se 3.500 fluturime do të anuloheshin dhe rreth 560.000 pasagjerë do të ndikoheshin.
Sindikatat e shpallën grevën të premten e kaluar. Por, në Aeroportin e Hamburgut, ata shtuan një grevë të shpallur me njoftim të shkurtër të dielën përpara grevës së hënës, duke argumentuar se duhet të siguronin efektivitetin e masës.
Kjo grevë, e quajtur “grevë paralajmëruese”, është një taktikë e zakonshme në negociatat për pagat në Gjermani dhe lidhet me dy mosmarrëveshje për pagat: negociatat për një kontratë të re për pagën dhe kushtet për punonjësit e sigurisë në aeroporte, dhe një mosmarrëveshje më të gjerë mbi pagat për punonjësit e qeverisë federale dhe lokale.
Kjo e fundit ka çuar tashmë në greva në aeroporte të Kolonjes/Bonnit, Duesseldorfit, Hamburgut dhe Mynihut. Negociatat për këtë mosmarrëveshje do të rinisin të premten, ndërsa rundi i ardhshëm i negociatave për punonjësit e sigurisë në aeroporte pritet të fillojë më 26 mars.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot













