Kosova
Pas vizitës në Kosovë, Rutte shkon në Shtëpinë e Bardhë për takim me Trumpin
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte sot do të qëndrojë në Shtëpinë e Bardhë në Washington, përcjell albinfo.ch.
Atje, zyrtarin e lartë të Aleancës Veri-Atlantike do ta presë presidenti amerikan Donald Trump.
Kjo vizitë e Rutte vjen dy ditë pas qëndrimit të tij në Kosovë ku pati të ndara me presidenten e vendit, Vjosa Osmani si dhe kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Mes tjerash, Rutte në Prishtinë siguroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe presidenti Donald Trump, mbeten të përkushtuara në KFOR dhe në NATO.
Ai paraprakisht qëndroi në Bosnjë dhe Hercegovinë ku pati takime me zyrtarë të lartë atje.
Një ditë më parë, Aleanca Veri- Atlantike ka bërë një përmbledhje të vizitave në Ballkan të shefit të saj, Mark Rutte.
Në njoftimin e NATO-s u tha se gjatë vizitës së tij, Rutte theksoi se “NATO-ja mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj stabilitetit të këtij rajoni dhe ndaj sovranitetit, integritetit territorial dhe sigurisë së Bosnjë-Hercegovinës”.
Po ashtu në njoftim, u dhanë detaje edhe për vizitën në Prishtinë të shefit të organizatës më të madhe ushtarake në botë.
Në kryeqytetin e Kosovës, Sekretari i Përgjithshëm udhëhoqi një vizitë të Këshillit të Atlantikut dhe partnerëve kontribuues të trupave në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s.
.“NATO do të vazhdojë të luajë rolin e saj, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë, në rolet tona përkatëse si reagues të sigurisë”, shtoi ai.
“Zgjidhja që çon drejt paqes afatgjatë është politike; NATO do të vazhdojë të mbështesë plotësisht normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të udhëhequr nga Bashkimi Evropian; kjo është mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet në pritje dhe për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme, duke siguruar që të drejtat e të gjitha komuniteteve të respektohen dhe të mbrohen; për të çuar përpara dialogun, të dyja palët duhet të tregojnë fleksibilitet, të bëjnë kompromiset e nevojshme dhe të fokusohen në përfitimet afatgjata”, theksoi ai, njoftoi NATO.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih












