Bota
Shpëtohen nga përmbytja mbi 3400 refugjatë
Të shtunën në Detin Mesdhe, rojat bregdetare të Italisë ia kanë dalë të shpëtojnë 3427 refugjatë që ishin në rrezik për t`u përmbytur. Shpëtimi ka ndodhur në disa aksione të zhvilluara në afërsi të bregdetit të Libisë, kanë njoftuar rojat italiane të bregdetit në natën në mes të të shtunës dhe të dielës.
Aktualisht janë me mijëra refugjatë, të cilët sidomos nga Libia ia mësyjnë Evropës përmes Mesdheut.
Gjatë përpjekjeve të tyre për ta bërë këtë rrugë më së shpeshti me anije të stërmbushura po vazhdojnë të ndodhin aksidente të rënda, gjegjësisht përmbytje të anijeve.
Aksidenti më i rëndë ka ndodhur në muajin prill me ç`rast patën humbur jetën mbi 800 refugjatë.
Kjo katastrofë detare pati shtyrë shefat e qeverive të BE-së të përforcojnë masat për shpëtim të migrantëve në det dhe për luftimin e trafikantëve.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











