Lajme
NASA njofton se niveli global i deteve është rritur në mënyrë “të papritur” në vitin 2024
Niveli global i deteve është rritur me 0,23 inç (0,59 centimetra) në vitin 2024, duke tejkaluar nivelin prej 0,17 inç që pritej.
Një analizë e udhëhequr nga Agjencia Hapësinore e SHBA-së (NASA) zbuloi se zgjerimi termik, përkatësisht procesi i zgjerimit të ujit të oqeanit derisa ngrohet, luajti një rol të madh në rritjen e “papritur”.
“Me vitin 2024 si viti më i ngrohtë i regjistruar, oqeanet në zgjerim të Tokës po ndjekin shembullin duke arritur nivelet e tyre më të larta në tre dekada,” tha Nadya Vinogradova Shiffer, drejtore e programeve të oqeanografisë fizike në NASA.
Në muajin janar, NASA konfirmoi se temperatura mesatare e sipërfaqes së Tokës në vitin 2024 ishte më e ngrohta në rekord, me temperatura globale vitin e kaluar në 1.28 gradë Celsius mbi bazën e agjencisë së shekullit të 20-të, përcjell albinfo.ch.
Në vitet e mëparshme, dy të tretat e rritjes së nivelit të detit erdhi nga shkrirja e ujit nga akullnajat dhe shtresat e akullit, ndërsa një e treta erdhi nga zgjerimi termik. Megjithatë, sipas analizës, në vitin 2024 këto përmasa u kthyen me dy të tretat e rritjes që i atribuohet zgjerimit termik.
Josh Willis, një studiues i nivelit të detit në laboratorin ‘Jet Propulsion’ të NASA-s, theksoi trendin e përshpejtimit.
“Rritja që pamë në vitin 2024 ishte më e lartë se sa prisnim. Oqeani vazhdon të rritet dhe ritmi po bëhet gjithnjë e më i shpejtë,” tha ai.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











