Lajme
New Mexico: Tre të vdekur dhe 14 të plagosur, pas sulmeve me armë zjarri
Tre persona kanë vdekur dhe 14 të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave masive me armë zjarri në Las Cruces, New Mexico.
Sipas njoftimit nga policia, të shtënat ndodhën mbrëmë rreth orës 22:00 në Young Park, ndërsa ndër të vrarët ishin dy 19-vjeçarë dhe një djalë 16-vjeçar, transmeton albinfo.ch.
Autoritetet kanë bërë të ditur se nuk janë identifikuar ende të gjithë të plagosurit, por thanë se të plagosurit ishin të moshës 16-36 vjeç, raporton The Guardian.
Deri më tani, asnjë arrestim nuk është bërë, por policia po ndjek shumë pista, thanë zyrtarët.
“Oficerët arritën dhe mësuan për viktima të shumta me armë zjarri. Shumica u transportuan në spitalet lokale. Disa u dërguan në Qendrën Mjekësore Universitare të El Pasos,” tha policia.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve Bonuset kanë për qëllim të mbajnë personelin kyç për riorganizimin e sistemit tatimor më shumë se... -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss











