Lajme
Ministri i Diasporës dhe kryetari i Prishtinës bëjnë plane për pritjen e Diasporës
Ministri i Diasporës Valon Murati dhe kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti janë takuar për të diskutuar mbi fusha të ndryshme, posaçërisht për aktivitetet që do t`i kenë së bashku për pritjen e diasporës
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti priti në takim ministrin e Ministrisë së Diasporës (MeD), Valon Murati. Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në gatishmërinë që do ta kenë institucionet qendrore dhe ato lokale për pritjen e diasporës.
“Me ministrin Murati diskutuam për përgatitjet e përbashkëta, për kërkesat që MeD i ka karshi Komunave për pritjen sa më të mirë të diasporës, të angazhimit shtesë të personelit. Po ashtu, diskutuam edhe për aktivitetet kulturore që do t’i organizojmë së bashku gjatë muajit të diasporës, në muajin korrik. Një prej çështjeve më të rëndësishme është edhe rritja e investimeve të diasporës me ç’rast u dakorduam që në organizimet të cilat do t’i bëjë MeD, në disa prej tyre të shohim edhe mundësinë e angazhimit të Komunës së Prishtinës me projekte konkrete por edhe të organizojmë vizita të biznesmenëve nga diaspora që do të vijnë në Kosovë dhe do të vijnë në Komunën e Prishtinës që të shohin mundësinë e investimeve”, citohet të këtë thënë kryetari Ahmeti në një komunikatë të lëshuar për media nga të dy palët, transmeton “Albinfo.ch”
Ndërsa, ministri Murati tha se qëllimi i takimit ishte rritja e mobilizimit të MeD dhe komunave në përgjithësi gjatë periudhës kur diaspora do të vjen në Kosovë.
“Me kryetarin Ahmeti u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera të regjistrimit civil, të regjistrimit të diasporës që do të vazhdojë prapë gjatë muajve të verës por sidomos për aktivitetet e përbashkëta kulturore gjatë muajit të diasporës që do të fillojë nga data 2 korrik dhe do të zgjasë deri më datë 2 gusht”, tha z. Murati.
Sipas tij, sa i përket fushës së investimeve nga diaspora komunat në përgjithësi janë një akter i rëndësishëm dhe se me një punë të përbashkët edhe të nivelit qendror edhe të atij lokal do të duhej të krijohej një hapësirë dhe një ambient sa më i mirë për investime.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran Një shtetas turk që mbante 270 kg bakllava dhe ëmbëlsira të tjera të padeklaruara në një... -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm -
SNB: Karta e debitit mbetet mjeti më i popullarizuar i pagesës














