Lajme
Zvicra fton qytetarët për numërimin e mbetjeve plastike
Qytetarët zviceranë janë ftuar të marrin pjesë në një aksion kombëtar për të numëruar çdo copë ambalazhi plastik të hedhur gjatë kësaj jave. Kjo iniciativë synon të evidentojë sasinë e mbetjeve plastike dhe të nxisë veprime për reduktimin e tyre, shkruan RTS.
Aksioni, i cili përfshin familjet, shkollat dhe bizneset, do të zgjasë deri më 6 prill. Pjesëmarrësit do të regjistrojnë të dhënat e tyre përmes një formulari online dhe do të marrin një analizë të gjurmës së tyre plastike. Rezultatet e përgjithshme do të publikohen në maj.
Kjo fushatë organizohet nga Gallifrey Foundation, Earth Action for Impact dhe Greenpeace Switzerland, me mbështetjen e më shumë se njëzet organizatave të tjera. Greenpeace thekson se Zvicra është një nga prodhuesit më të mëdhenj të mbetjeve plastike për një përdorim në botë, me një mesatare prej 127 kilogramësh plastikë për frymë në vit. Rreth 14.000 ton plastikë ndotin ujërat dhe tokat zvicerane çdo vit, përcjell albinfo.ch.
Fushata bazohet në modelin e suksesshëm britanik “Big Plastic Count”, ku që nga viti 2022, rreth 472.000 njerëz, përfshirë 22.000 klasa shkollore, kanë numëruar mbi 11 milionë copë plastike për një përdorim. Rezultatet tregojnë se familjet britanike hedhin 1.7 miliardë copë plastikë çdo javë.
Organizatorët shpresojnë që edhe në Zvicër ky aksion të ndikojë në hartimin e politikave më të rrepta për menaxhimin e mbetjeve plastike dhe mbrojtjen e mjedisit.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












