Lajme
Gjermani: Sektori i ndërtimit në alarm pas përgjysmimit të numrit të punëtorëve nga Ballkani Perëndimor
Vendimi për të përgjysmuar kontingjentin e forcave të punës nga Ballkani Perëndimor ka shkaktuar shqetësim në sektorin gjerman të ndërtimit, i cili varet në mënyrë të konsiderueshme nga punëtorët e huaj.
Tim-Oliver Müller, drejtori i përgjithshëm i Shoqatës Qendrore të Industrisë së Ndërtimit në Gjermani (HDB), e quajti vendimin “befasues dhe të dëmshëm për degën e ndërtimit”, në një deklaratë për gazetat “Stuttgarter Zeitung” dhe “Stuttgarter Nachrichten” më 17 prill.
Sipas Müller, ulja e kontingjentit ndodh në një kohë kritike, kur Gjermania ka projekte të mëdha infrastrukturore në plan, të cilat kërkojnë më shumë fuqi punëtore. “Zvogëlimi i kontingjentit në maksimum 25.000 punëtorë në vit e prek rëndë ekonominë e ndërtimit,” tha ai, përcjell albinfo.ch.
Aktualisht, rreth 50.000 punëtorë nga Ballkani Perëndimor vijnë çdo vit në Gjermani përmes “rregullores së Ballkanit Perëndimor”, një program që lehtëson pajisjen me vizë dhe leje pune, pa pasur nevojë për njohje të kualifikimeve profesionale.
Sipas marrëveshjes së re të koalicionit qeverisës, ky kontingjent do të kufizohet në 25.000 persona në vit, duke krijuar sfida të reja për sektorët që varen nga puna e emigrantëve.
Vendet e përfshira në këtë rregullore janë Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – vende që kanë ofruar për vite me radhë fuqi punëtore të rëndësishme për tregun gjerman të ndërtimit.
Sipas Müller, një pjesë e konsiderueshme e fuqisë punëtore të sektorit të ndërtimit vjen nga këto vende të Ballkanit, dhe reduktimi i kontingjentit mund të sjellë vonesë në projekte dhe mungesë të fuqisë punëtore, në një kohë kur Gjermania synon të modernizojë infrastrukturën dhe të përshpejtojë ndërtimet publike, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
Shoqata e ndërtimit i bën thirrje qeverisë të rishikojë vendimin dhe të mbështesë më shumë migracionin e rregullt dhe të ligjshëm për të përmbushur kërkesat e tregut të punës në sektorë kyç si ndërtimi.
Kjo lëvizje vjen në një moment ku Gjermania përballet me mungesa të theksuara të fuqisë punëtore, veçanërisht në sektorët teknikë dhe manualë, dhe po kërkon mënyra për të balancuar nevojat ekonomike me menaxhimin e migracionit, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave Nga transporti publik te parkingjet, te pagesat në dyqane ose pagesat e faturave: pavarësisht lidhjes së... -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10% -
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar













