Kosova
Kosovë: Rritja e çmimit të energjisë e bën të pashmangshme edhe shtrenjtimin e bukës
Pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për të rritur çmimin e energjisë elektrike me 16,1 %, pasojat e para tashmë po ndihen edhe në sektorin ushqimor. Shoqata e Mullisëve të Kosovës ka paralajmëruar se një rritje e lehtë e çmimit të bukës është pothuajse e pashmangshme.
Kryetari i Shoqatës, Bashkim Zejnullahu, shpjegoi se, edhe pse energjia elektrike nuk përbën pjesën më të madhe të kostos së prodhimit të miellit, ajo ndikon në çmimin final. Sipas tij, konsumatorët mund të përballen me një rritje simbolike prej rreth 5 euro për ton.
“Energjia ndikon në të gjitha aspektet e prodhimit dhe përpunimit, por sa i përket miellit, ndikimi nuk është aq i madh. Megjithatë, pritet një rritje e lehtë e çmimit. Nuk ka vend për panik, por nuk duhet as të abuzohet me rritje të pajustifikuara”, deklaroi Zejnullahu për KSP, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, qytetarët shprehin pakënaqësi të thella ndaj vendimit. ZRRE njoftoi se rritja prej 16 % do të aplikohet për të gjithë konsumatorët nga muaji maj, në përputhje me të hyrat maksimale të lejuara.
Në të gjitha nivelet – nga qytetarët e deri te njohësit e ekonomisë – ky vendim është pritur me shqetësim dhe reagime të forta. Në rrugë, në media dhe në rrjetet sociale, zëri i pakënaqësisë po bëhet gjithnjë e më i fuqishëm.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Punonjësit e kujdesit pas-shkollor në grevë për paga dhe kushte më të mira Në Gjenevë, rreth 300 persona protestuan të martën në mesditë për të kërkuar rritje pagash për... -
Rriten kostot e trajtimit psikiatrik në Zvicër, vajzat dhe të rejat më të prekura -
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit -
Rritet inflacioni në Zvicër













