Lajme
Nxënësit zviceranë vizitojnë Prizrenin
Një grup nxënës të shkollës së mesme nga Wetzikoni i Cyrihut të Zvicrës janë duke qëndruar për një vizitë disa ditore në Prizren. Ata janë mysafirë të ftuar nga gjimnazi i Prizrenit “Gjon Buzuku”.
Gjatë ditës së sotme nxënësit zviceranë kanë vizituar edhe komunën e Prizrenit, me ç`rast janë pritur në një takim nga kryetari i Komunës Ramadan Muja.
Pas takimit më mysafirët nga Zvicra, Ramadan Muja ka thënë se kjo vizitë mundëson vendosjen e raporteve të bashkëpunimit. “Ne jemi të interesuar që të përkushtohemi më tej në avancimin e arsimit për të rinjtë tanë, përmes shkëmbimit të përvojave të nxënësve tanë me ata zviceranë”, ka deklaruar ai për televizionin e Prizrenit, njofton “albinfo.ch”.
Në anën tjetër, drejtori i shkollës zvicerane Martin Zimmerman është ndarë i befasuar nga mikpritja e drejtuesve dhe nxënësve të gjimnazit si dhe nga krerët e komunës së Prizrenit. “Me bashkëpunimin e ndërsjellë mund të përfitojmë të gjithë”, ka thënë ai.
Gjatë kësaj vizite, është diskutuar edhe për mundësinë e binjakëzimit të gjimnazit “ Gjon Buzuku” me gjimnazin zviceran që gjendet në Wetzikon të kanton Cyrihut. Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













