Kosova
Presidentja e Kosovës e gatshme për konsultime me liderët e partive politike për zhbllokim të gjendjes
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur e gatshme për të zhvilluar konsultime me liderët e partive politike, në çdo kohë që ata e vlerësojnë të nevojshme, për të gjetur një zgjidhje që do të çonte në konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Këshilltari për media i Presidentes Osmani, Bekim Kupina, ka deklaruar se “Presidentja Osmani, nëpërmjet letrës drejtuar kryesuesit të seancës, z. Avni Dehari, më 16 prill, tashmë u ka ofruar përfaqësuesve të partive mundësinë për takime, duke shprehur gatishmërinë e plotë për konsultime kurdo që ata e shohin të nevojshme”, transmeton albinfo.ch.
Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar ndaj situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar procesin e përsëritur të seancave çdo 48 orë si “një cikël absurd, pa reflektim politik dhe pa rezultat konkret”, teksa i ka bërë thirrje Presidentes së Republikës që të ndërmarrë hapa konkretë, duke ftuar liderët e partive parlamentare në një takim të përbashkët për të diskutuar zgjidhje të mundshme për tejkalimin e bllokadës institucionale.
“Presidentja, sipas Kushtetutës, ka përgjegjësi të garantojë funksionimin kushtetues të institucioneve. Në një situatë kur institucioni më i lartë përfaqësues është i paralizuar, angazhimi i saj nuk është vetëm i justifikuar, por i domosdoshëm”, përfundon reagimi i KDI-së.
Vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet më 27 prill, në orën 10:00.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve Një studim i porositur nga SEM ka zbuluar se autoritetet përgjegjëse nuk e verifikojnë sistematikisht vërtetësinë... -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026 -
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35










