Lajme
Zgjedhjet për parlamentin e Vjenës: SPÖ fiton me rreth 40%, FPÖ trefishohet, ÖVP me rezultat katastrofal
Zgjedhjet e Vjenës kanë përfunduar dhe parashikimi i parë i trendit konfirmon kryesisht sondazhet paraprake: SPÖ mban vendin e parë me kryetar Michael Ludwig, por bie nën kufirin e 40 përqindëshit. Partia e Lirisë FPÖ e trefishoi voten e saj, me të Gjelbrit që renditen të tretët, të ndjekur nga NEOS dhe ÖVP .
Rezultatet e para të zgjedhjeve parlamentare të Vjenës të mbajtura sot, janë si vijon:SPÖ: 39.04%, FPÖ: 20.4%, Të Gjelbrit: 14.6%, NEOS: 9.8%, ÖVP: 9.6%, KPÖ: 4.1%, Ekipi HC: 1.1%, shkruan krone.at përcjell albinfo.at.
Gazeta austriake bën me dije se rezultatet mund të ndryshojnë nga plus/minus tre përqind, kështu që renditja nga vendi i tretë e tutje nuk është e përcaktuar përfundimisht. Teorikisht, KPÖ ende mund të shpresojë të kalojë pragun prej pesë përqindëshit.
Pas rezultateve prelimenare, janë deklaruar edhe partitë politike:
SPÖ: “Trendi tregon se në kohë sfiduese, partitë në pushtet humbasin gjithmonë. 37 përqind është një rezultat i mirë zgjedhor; Michael Ludwig do të mbetet kryetar bashkie”, thotë sekretarja e partisë, Barbara Novak.
Të kënaqur me rezultatin, duket që janë edhe Partia e Lirisë: “Nëse ky trend vazhdon, do të ishte një sukses i madh për FPÖ-në”, tha sekretari i partisë FPÖ, Lukas Brucker.
ÖVP dhe të Gjelbrit kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të qenë pjesë e qeverisë së Vjenës
Koalicioni aktual kuq-rozë nuk do të kishte më shumicë për sa i përket mandateve. Së bashku ata kanë 49 vende në parlamentin e Vjenës, ndërsa do të nevojiteshin 51, shkruan albinfo.at.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Shuhet ëndrra zvicerane, Argjentina siguron gjysmëfinalen drejt mbrojtjes së titullit botëror Kombëtarja e Zvicrës i ka dhënë fund rrugëtimit të saj në Kupën e Botës 2026, pasi... -
Zvicra barazon me Argjentinën, Ndoye mban gjallë ëndrrën helvete -
Rreth 110,000 pasagjerë fluturuan sot nga Aeroporti i Cyrihut -
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri













